• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sondazhi: 2/3 e shqiptarëve të rritur kanë vlerësim pozitiv për punën e Policisë së Shtetit

02/10/2023

Gjatë periudhës 2018-2020, Instituti AGENDA zhvilloi barometrin e opinionit për punën e Policisë së Shtetit, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA). Barometri po rifillohet përsëri nga Insituti Agenda me sondazhin e realizuar më 1-2 tetor, në serinë e sondazheve periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhi u realizua teknikisht nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Gjetjet dhe metodologjia e këtij sondazhi vijojnë më poshtë.

GJETJET E SONDAZHIT

Plot 2/3 e shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi – 56.6% pozitiv dhe 10.3% anojnë pozitiv (shihni Tabelën 1).

Treçereku i shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni Tabelën 2).

Treçereku i shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) e ndiejnë praninë e policisë në zonën ku banojnë (shihni Tabelën 3).

Pothuaj 2/3 e shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banojnë (shihni Tabelën 4).

Mbi 79% e shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni Tabelën 5).

Treçereku i shqiptarëve të rritur (18 vjeç e sipër) mendojnë se puna e policisë rrugore ka ndikuar për parandalim të shkeljeve të kodit rrugor (shihni Tabelën 6).

SHËNIME METODOLOGJIKE

Pyetësori tip i hartuar në bashkëpunimin e mëparshëm me SCPA u përdor edhe për këtë sondazh të serisë së re të Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit.

U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.

U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme.
Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.1%.

Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht.

Related Posts

Kryesore

E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet

06/12/2025
Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT
Kryesore

Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

06/12/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

06/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vodhi një dyqan, shpallet në kërkim i riu nga Gjirokastra

06/12/2025
Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi
Kryesore

Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi

06/12/2025
E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

06/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kategoria e Parë/ Teknikët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacioni & trajnerin më të spikatur të javës së 7-të

Kategoria e Parë, ndeshje interesante në program

07/12/2025
Kryevepra ndaj Konyaspor “dekorohet” në Turqi, goli i Muçit përzgjidhet më i bukuri i javës (VIDEO)

I huazuar nga Besiktas, Muçi bind Trabzonspor

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al