• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Tepelenës nuk do të mbyllet, por…

05/10/2023
Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Tepelenës nuk do të mbyllet, por...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në reagim të lajmeve të publikuara nga disa medie lidhur me mbylljen e Spitalit të Tepelenës sqaron se nuk ka asnjë plan për të mbyllur Spitalin e Tepelenës. Plani Kombëtar Spitalor ka si qëllim organizimin e një kujdesi cilësor spitalor, kosto efektive të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore, në përputhje me sëmundshmërinë, demografinë, gjeografinë dhe nevojat e paplotësuara.

Në kuadër të këtij Plani, janë analizuar aktivitetet e spitaleve, burimet njerëzore, aparaturat dhe distancat. Spitali i Tepelenës ka 72 shtreter dhe në vitin 2022 ka kryer gjithsej 160 shtrime, 35 EKG, 7 Echo, asnjë egzaminim roentgenografik. Koeficienti i shfrytëzimit të shtratit ka qenë rreth 3%. Gjatë vitit 2022 ka ofruar rreth 3500 vizita në urgjencë. Pra, qytetarëve të Tepelenës i është shërbyer kryesisht me shërbim 24 orësh.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizon se spitali i Tepelenës, nuk do të mbyllet, por do të transformohet gradualisht në një spital që do t’i shërbejë më mirë nevojave të popullsisë me demografi të ndryshuar, ku është shtuar popullsia e moshuar, dhe nevojave që ka kjo popullsi, të paplotësuara deri tani, siç është kujdesi paliativ, geriartria e riaftësimi. Shtretërve të destinuar në planin e vjetër për kirurgji, obsetrike etj, do t’iu ndryshojë destinacioni për nevojat reale të qytetarëve të Tepelenës, në këtë etapë të transformimeve të ndodhura në shëndetësi.

Ky transformim që do të ndodhë gradualisht, është bërë i mirë menduar dhe i konsultuar me të gjitha strukturat, përfshirë edhe strukturat vendore të Tepelenës. Është konsultuar publikisht dhe është lançuar edhe në Kongresin e Parë të Shëndetësisë në mars të vitit 2023.

Related Posts

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës
Kryesore

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës

31/10/2026
Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)

31/10/2026
Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit
Kryesore

Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

31/10/2026
Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës
Kryesore

Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës

31/10/2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

31/10/2026
Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën
Kryesore

Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

31/10/2026
VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al