• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alarmi/ Muaji shtator ishte më i nxehti në historinë e Botës

06/10/2023
Alarmi/ Muaji shtator ishte më i nxehti në historinë e Botës

Temperaturat e muajit shtator ishin më të lartat e regjistruara ndonjëherë për këtë muaj në historinë e botës. Ato thyen nivelin e mëparshëm me një diferencë të madhe, njoftoi shërbimi klimatik i BE-së. Muaji i kaluar ishte 0,93 C më i ngrohtë se temperatura mesatare e shtatorit e regjistruar nga 1991 në 2020 dhe 0,5 C më i nxehtë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 2020.

Ekspertët besojnë se emetimet e vazhdueshme të gazrave ngrohëse si dhe fenomeni “El Niño” po rrisin nxehtësinë. Disa shkencëtarë thanë se ishin të tronditur nga shkalla e rritjes së temperaturave. Ata thonë se viti 2023 është që tani “në rrugën e duhur” për të qenë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë. Niveli i lartë i temperaturave të shtatorit vjen në vazhdën e verës më të nxehtë të regjistruar në hemisferën veriore.

Të dhënat, nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus tregojnë se ky muaj pati kërcimin më të madh nga mesatarja afatgjatë në të dhënat që datojnë që nga viti 1940. Shkencëtarët thonë se janë mjaft të tronditur për disa detaje në të dhënat. Në Evropë, shkalla e ngrohjes ishte e jashtëzakonshme, duke mposhtur mesataren afatgjatë me 2.51 C.

“Temperaturat e paprecedenta të vërejtura në shtator – pas një vere rekord – kanë thyer rekorde në një masë të jashtëzakonshme” – tha Dr. Samantha Burgess, Zv.drejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus. Muaji i kaluar shënoi rreth 1.75 C mbi temperaturat gjatë kësaj të ashtuquajture periudhë paraindustriale, shifra më e lartë për një muaj të vetëm të regjistruar ndonjëherë. Kjo ka shkaktuar një shqetësim të madh mes studiuesve.

Udhëheqësit politikë u takuan në Paris në 2015-ën dhe ranë dakord të përpiqen të mbajnë rritjen e temperaturave globale nën 1.5 gradë Celsius këtë shekull. Shifra e shtatorit nuk janë një shkelje e kësaj marrëveshjeje, sepse objektivi i Parisit i u referohet dekadave dhe jo muajve. Por është padyshim një shenjë shqetësuese për situatën.

Vapa ekstreme ka vazhduar edhe në tetor duke thyer rekorde të larta mujore në shumë vende, përfshirë Spanjën. Temperaturat globale mund të rriten edhe më tej mbi normalen pasi fenomeni El Niño ende nuk ka arritur kulmin. El Niño është fenomeni i dalje së ujit të ngrohtë në sipërfaqe të Oqeanit Paqësor duke lëshuar nxehtësi shtesë në atmosferë. Kjo është një nga arsyet e rritjes së temperaturave globale që i shtohet ngrohjes afatgjatë të shkaktuar nga njerëzit, kryesisht nga djegia e karburanteve fosile që lëshojnë gazra serë që ngrohin planetin.

Related Posts

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës
Kryesore

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës

31/10/2026
Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)

31/10/2026
Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit
Kryesore

Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

31/10/2026
Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës
Kryesore

Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës

31/10/2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

31/10/2026
Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën
Kryesore

Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

31/10/2026
VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al