• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sylvinho: Broja nuk do të luajë kundër Çekisë

11/10/2023
Broja është gati, Sylvinho premton spektakël me Çekinë: Shqipëria ime, e bukur, e fortë, e shpejtë

Armando Broja nuk do të jetë në fushë nesër kundër Çekisë në stadiumin “Air Albania”.

Sulmuesi nuk është ende në gjendje që të luajë. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho në një konferencë për shtyp pasditen e sotme.

“Broja është stërvitur shumë pak. Pas konsultave me mjekun tonë, ai ndjen një shqetësim fizik dhe nuk do jetë i gatshëm nesër për ndeshje. Kemi dhe lojtarë të tjerë të cilët do t’i vlerësojmë. Gjasula erdhi, është ok, është gati për të luajtur”.

Ndeshjen me Çekinë, tekniku Sylvinho e konsideron të vështirë, por jo vendimtare për kualifikimin në Euro 2024.

“Ne kemi 3 finale, nesër do jetë e para dhe nuk do jetë aspak e lehtë për ne, jemi gati për t’u përballur. Ndeshja e nesërme patjetër është shumë e vështirë por nuk është aspak ndeshja vendimtare që do vendosë për kualifikimin. Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë që ka pësuar 2 gola, nuk ka pësuar asnjë humbje”.

E megjithatë, nëse flasim për të tashmen, sfidën ndaj Çekisë, Sylvinho e konsideron më të rëndësishmen për të si trajner.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kjo është ndeshja më e rëndësishme për mua si trajner, por nuk është aspak vendimtare. Do na duhet të marrim pikë dhe do bëjmë maksimumin për t’ia arritur”.

Por Sylvinho shprehet besimplotë te aftësitë e lojtarëve kuqezi.

“Nesër do shohim ndeshje shumë të bukur. Ne luajmë në shtëpi edhe kanë mbetur dy ndeshje për t’u luajtur. Kjo ishte pjesa që ndryshon krahasuar me ndeshjen e parë. Kemi lojtarë shumë të rëndësishëm që janë mësuar të luajnë me nivele të larta presioni. Ndihem mirë për këtë fakt. Kjo më jep kënaqësi sepse kemi lojtarë me shumë vlera. Nesër do luajmë më skuadër shumë të fortë dhe do të jetë një ndeshje shumë e fortë”.

Related Posts

U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri
Sport

Infermieria ishte plot/ Kryeqytetasit vuajtën lëndimet e Skukës & CO

13/05/2026
Finalja mes Dinamos dhe Egnatia vlen shumë, luftohet për “bonusin” e papritur nga UEFA

“Vendim personal”, Muric e mbyll me Sassuolon
Sport

“Vendim personal”, Muric e mbyll me Sassuolon

13/05/2026
“Vendim personal”, Muric e mbyll me Sassuolon
Sport

“Vendim personal”, Muric e mbyll me Sassuolon

13/05/2026
Bayern blindon Kane, kontratë deri në 2029, gati firma edhe për Neuer
Sport

Bayern blindon Kane, kontratë deri në 2029, gati firma edhe për Neuer

13/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri

Infermieria ishte plot/ Kryeqytetasit vuajtën lëndimet e Skukës & CO

13/05/2026
Egli Tako: U kënaqa që fitoj Selin!

Egli Tako: U kënaqa që fitoj Selin!

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al