• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

3 golat që bënë historinë në Air Albania (VIDEO)

13/10/2023
3 golat që bënë historinë në Air Albania (VIDEO)

Shqipëria triumfon 3-0 ndaj Republikës Çeke, duke e kthyer Arenën Kombëtare në një fortesë me 100% fitore. Fitorja e parë ndaj çekëve që pas ndarjes së Cekosllovakisë. Asani e Seferi (dygolësh) vendosën ndeshjen, duke përfituar edhe nga fakti që kundërshtari luajti me 10 lojtarë gjithë pjesën e dytë.

Asnjë ndryshim për Sylvinho, me përjashtim të Ajetit që zëvendësoi Ismajlin e dëmtuar, në krahasim me fitoren ndaj polakëve. Një pjesë e parë plot emocione në “Air Albania”, e bërë edhe më spektakolare nga goli i numrit 9 Jasir Asani në minutën e 9’.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2023/10/kjkPe-1.mp4

Një goditje e mrekullueshme me të majtën nga distanca dhe Asani i dha formacionit kuqezi epërsinë. Pak para pushimit, sulmuesi i Çekisë, Chytil u përjashtua me karton të kuq në aksionin që solli golin e barazimit për Çekinë. Lojtari e kishte prekur me dorë topin që shkoi në rrjetë, duke u ndëshkuar. Çekët reaguan në minutat e fundit, pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, duke bërë disa sulme para pushimit.

Pjesa e dytë ishte tjetër histori. Dominim total dhe Taulant Seferi shënoi golin e parë me fanellën e kombëtares në fillimin e lojës. Një assist i Asanit që u kontrollua me Var para se të vlerësohej, për pozicion jashtë loje.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2023/10/LJGkq-1.mp4

Seferi pastaj bëri tris në minutën e 73’, duke entuziazmuar publikun.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2023/10/mzQZo-1.mp4

Kuqezinjtë mund ti kishin dhënē përmasa fitores me pokerin e Arbnor Mujës. Por ai që do kishte qenë goli i parë me fanellën e kombëtares u anulua me Var.

Një fitore që e ngjit në 13 pikē Shqipërinë në krye të grupit E, ndjekur tashmë nga Polonia me 9. Çekia e Moldavia, kundërshtari ynë i radhës kanë 8 pikë, por për matematikën Sylvinho ka nevojë edhe për një pikë. E ka dy ndeshje për ta marrë.

Related Posts

Eleminim thriller në Botëror, Paraguaji dërgon në shtëpi Gjermaninë
Sport

Eleminim thriller në Botëror, Paraguaji dërgon në shtëpi Gjermaninë

30/06/2026
Krasniqi: Thuaji Ramës të japë dorëheqjen. Ministri Gonxhja: Do ishte dëm i madh për vendin (VIDEO)
Lajme

Krasniqi: Thuaji Ramës të japë dorëheqjen. Ministri Gonxhja: Do ishte dëm i madh për vendin (VIDEO)

29/06/2026
Rrugët e përgjakura të së shtunës, 5 aksidente me 10 të plagosur (FOTO)
Kryesore

Ç’po ndodh me shqiptarët/ Në maj u regjistruan 133 aksidente rrugore, 3,4% më shumë se një vit më parë

29/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali: E ardhmja i përket atyre që guxojnë. Shqiptari i ri ka misione të tjera, si fitorja e lirisë mbi nënshtrimin

29/06/2026
Ministri i Turizmit: Rama ka qeverisur vetëm 6 vjet. Shqipëria s’ka qenë në gjendje normale
Kryesore

Ministri i Turizmit: Rama ka qeverisur vetëm 6 vjet. Shqipëria s’ka qenë në gjendje normale

29/06/2026
“Nuk janë deputetët tanë”, nesër paradite protestë para Parlamentit
Kryesore

“Nuk janë deputetët tanë”, nesër paradite protestë para Parlamentit

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet

Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet

30/06/2026
Eleminim thriller në Botëror, Paraguaji dërgon në shtëpi Gjermaninë

Eleminim thriller në Botëror, Paraguaji dërgon në shtëpi Gjermaninë

30/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al