• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zëri i ngjirur…

13/10/2023
Zëri i ngjirur…

Nga Altin Sulçe

Shqipëria e futbollit është gdhirë pas një mbrëmje ëndrrash, ndryshe nga herët e tjera… Vërtet ndryshe, e relaksuar, e gëzuar, e çliruar…

Në fakt lojtarët e kombëtares i ka zënë lemza shpesh, pasi emri i tyre është lakuar në të gjitha rasat nga mediat kontinentale dhe jo vetëm.

Lumi i komplimenteve për kuqezinjtë, ka ardhur nga emra të shquar, të cilët gjithnjë e më tepër po njihen me një realitet të ri, mbërritjen e futbollit shqiptar në sallonet e mëdha të Europës…

Shqiptarët të premten e 13 tetorit kanë qenë të ngjirur, pasi kanë thërritur si asnjëherë tjetër heronjtë e tyre.

Këtë e shihje qartë, edhe te gazetarët në studiot televizive, tek raportonin jo normalisht, pas një mbrëmjeje vullkanike.

Farmacitë në vend kanë pasur më shumë njerëz në dyert e tyre, që donin diçka për të rregulluar zërin e humbur në mbështetjen e kombëtares.

Por gjithsesi kjo sakrificë ia vlejti, për të arkivuar në bankën e memories çaste unikale, çaste krenarie, që këta djem i dhuruan në një mënyrë krejt të veçantë.

Por kafja e së premtes ka qenë më e bukura dhe më e shijshmja, ku marka u harrua, sepse tema kudo ishte ndeshja me Çekinë.

Edhe pse ashtu me zë të ngjirur, flitej vetëm për një gjë: Kombëtaren!

Çfarë force paska ajo, është vërtet e pabesueshme!

Këta djem dhe Sylvinho po na udhëheqin drejt brigjeve të reja dhe ne të gjithë jemi fort bashkë me ta, kudo dhe kurdo, për të thirrur: Shqipëri, Shqipëri.

Ne sot jemi të ngjirur, por nesër do të jemi gati, gati për marshimin e madh të radhës, të udhëtimit tonë kuqezi.

Gjermania këtë herë nuk do presë vetëm punëtorë, por edhe tifozë futbolli…

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Flirtuan me Botërorin, por Kosova nuk dorëzohet, Foda: Tani synojmë Evropianin

“Ai më informoi personalisht”, Foda për tërheqjen e Rrahmanit nga përfaqësuesja

17/09/2026
UEFA Youth League/ Partizani U-19 fiton në Maltë & hedh një hap të rëndësishëm drejt raundit të dytë – Balkanweb.com – News24

UEFA Youth League/ Partizani U-19 fiton në Maltë & hedh një hap të rëndësishëm drejt raundit të dytë – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al