• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Nga Ardit Rada

Ka një pyetje që pas vendimeve të Hagës nuk mund të shmanget më: si është e mundur që, gati tri dekada pas luftës së Kosovës, bilanci i drejtësisë krijon përshtypjen se një peshë kaq e madhe ka rënë mbi drejtuesit e UÇK luftoi për çlirim kundër forcave të Slobodan Millosheviçit?

Nuk bëhet fjalë për të mohuar krimet individuale dhe as përgjegjësinë penale të kujtdo që provohet se i ka kryer ato. Por drejtësia matet edhe me proporcionalitetin, kontekstin dhe mënyrën se si pesha e përgjegjësisë shpërndahet mes palëve të një konflikti. Dhe pikërisht këtu lind debati i madh për Kosovën.

Lufta e viteve 1998-1999 nuk ishte një konflikt mes dy ushtrive dhe dy shteteve me fuqi të barabartë. Në njërën anë ishte aparati shtetëror jugosllav dhe serb, me ushtri, polici, struktura sigurie dhe një zinxhir shtetëror komandimi. Në anën tjetër ishte UÇK-ja, një forcë guerile shqiptare që luftonte kundër Beogradit.

Vetë Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ka dënuar drejtues të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë serbë e jugosllavë për krimet në Kosovë.

Nikola Šainović u dënua përfundimisht me 18 vjet burg, Nebojša Pavković me 22 vjet, Sreten Lukić me 20 vjet, Vladimir Lazarević me 14 vjet dhe Dragoljub Ojdanić me 15 vjet.

Vetëm këta pesë zyrtarë të lartë morën së bashku 89 vjet burg.

Duke i mbledhur afërsisht dënimet për krime të lidhura me luftën e Kosovës nga ICTY, gjykatat e Serbisë, UNMIK/EULEX dhe gjykatat e Kosovës, dhe duke shtuar vendimet e Speciales deri sot, del një bilanc i frikshëm dhe i turpshëm. Në total janë dhënë për luftën afërsisht 480 vite butgim për shqiptarët kundrejt 330 viteve për serbët. Bilanci i vitit 2019 numëronte 38 shqiptarë të dënuar kundrejt 25 serbëve për krime lufte në Kosovë, duke kombinuar ICTY-në, gjykatat serbe dhe UNMIK/EULEX-in. Kësaj i shtohen vendimet e mëvonshme dhe sidomos Specialja.

Por në qendër të kësaj historie qëndron një emër tjetër: Slobodan Millosheviçi, i cili nuk u dënua kurrë. Ai u transferua në Hagë në qershor të vitit 2001 dhe vdiq në paraburgim më 11 mars 2006. Tre ditë më vonë, procesi penal ndaj tij u mbyll pa një vendim përfundimtar. Pra, ai kaloi afro pesë vjet në paraburgim, por juridikisht nuk kreu asnjë ditë dënim me burg, sepse nuk pati kurrë një vendim fajësie. Po ashtu edhe Milan Milutinoviç, ish-presidenti i Serbisë, përgjegjës për nja 150 mijë të vrarë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës në të gjitha pikat e aktakuzës. Dhe këto janë turpet e Hagës që nuk arritën të merrnin një vendim, kryesisht për Millosheviçin, kriminelin më të madh që njohu Evropa pas Luftës së Dytë.

Sot, vendimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së e bëjnë kontrastin edhe më të fortë. Si do ta regjistrojë historia faktin që Slobodan Millosheviçi, presidenti jugosllav gjatë luftës, vdiq pa u dënuar kurrë, ndërsa drejtuesit e UÇK-së po marrin dënime që maten me dekada?

Nëse Haga synon jo vetëm të dënojë individët, por edhe të lërë një të vërtetë juridike që historia ta kuptojë, atëherë duhet të jetë në gjendje t’u shpjegojë viktimave dhe brezave që vijnë se drejtësia e saj ka qenë proporcionale.

Sot përveç të tjerave, Specialja i detyrohet Kosovës një përgjigje shumë më të madhe sesa 81 vitet e burgimit të dhëna padrejtësisht. Madje i detyrohet të gjithë botës për shembull e keq që jep: Se kush mbrohet, ndëshkohet më tepër sesa agresori./ Javanews.al

Related Posts

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali
Lajme

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

10/10/2026
Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi
Kryesore

Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi

10/10/2026
Skandal në Dropull/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan ( koloneli grek udhëhoqi masakrat dhe genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë)
Kryesore

Skandal në Dropull/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan ( koloneli grek udhëhoqi masakrat dhe genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë)

10/10/2026
Kumbaro: Projekti i ri për Libohovën me Leonard Hiden, fitorja e PS nuk diskutohet
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku: Reagimi im nuk ishte emocional. Dua t’u kërkoj falje atyre që më besuan personalisht

10/10/2026
Rama njofton krijimin e një ministrie të re
Kryesore

Rama njofton krijimin e një ministrie të re

09/10/2026
E rëndë në Selanik, vajza shqiptare goditet me thikë nga një person
Kryesore

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

09/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

10/10/2026
Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi

Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi

10/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al