• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthehen emocionet në Air Albania, Shqipëria sfidon sot Bullgarinë në miqësore

17/10/2023
Rikthehen emocionet në Air Albania, Shqipëria sfidon sot Bullgarinë në miqësore

Këtë të martë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të zbresin sërish në fushë ku do të përballen me Kombëtaren e Bullgarisë në një ndeshje miqësore.

Takimi mes Kombëtares së Shqipërisë dhe miqëve nga Bullgaria do të luhet në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, duke filluar nga ora 18:00.

Shqipëria dhe Bullgaria janë përballur 11 herë më parë mes Kupës Ballkanike, kualifikueseve të Kupës së Botës, Evropianit dhe miqësoreve.

Bullgaria numëron pesë fitore përballë kuqezinjëve, kundrejt dy të Shqipërisë. Katër takimet e tjera kanë përfunduar në barazim.

Përballja e fundit mes Shqipërisë dhe Bullgarisë ka përfunduar në barazim 1-1 dhe ishte për llogari të kualifikueseve të Euro 2008. Ndeshja u luajt në “Qemal Stafa” dhe kuqezinjtë drejtoheshin nga Otto Baric.

Trajneri Sylvinho foli të hënën në konferencën para ndeshjes, duke thënë se “mund të ketë disa ndryshime në formacion”.

Përsa i përketë ndeshjes miqësore, e cila do të jetë e para e brazilianit nën drejtimin e Shqipërisë, ai thekson se “Kam pesë apo gjashtë vjet që e kam humbur sensin e miqësores. Mendoj se miqësore mund të konsiderohet vetëm ndeshja që bëhet në stërvitje mes dy skuadrave”.

Gjithashtu, trajneri ka folur edhe për objektivat madhore të Kombëtares kuqezi. “Nuk mendoj për objektivat në Evropian, as për rinovimin. Po mendoj vetëm për ndeshjet e nëntorit. Duhet të theksojmë se asgjë nuk ka mbaruar dhe nuk ka asnjë nxitim nga ana jonë apo e Federatës për të ardhmen”, tha ai.

Related Posts

Pano: Holanda në vështirësi ndaj Marokut, por e ka mundësinë për të fituar
Sport

Pano: Holanda në vështirësi ndaj Marokut, por e ka mundësinë për të fituar

29/06/2026
Kryesore

Grabisnin banesa dhe automjete, “çmontohet” grupi i “skifterave” në Sarandë (Emrat)

29/06/2026
Një kapitull mbyllet, një rrugëtim i ri nis për maturantët e “Pandeli Sotirit” (FOTO)
Kryesore

Një kapitull mbyllet, një rrugëtim i ri nis për maturantët e “Pandeli Sotirit” (FOTO)

29/06/2026
Brazili/ Elezi “godet” Neymarin: Mund të bëjë diferencën në marketing, por në fushë dyshoj…
Sport

Brazili/ Elezi “godet” Neymarin: Mund të bëjë diferencën në marketing, por në fushë dyshoj…

29/06/2026
“Spanja s’është e njëjta, ka ndryshuar shumë”, Elezi: Jam skeptike sepse…
Sport

“Spanja s’është e njëjta, ka ndryshuar shumë”, Elezi: Jam skeptike sepse…

29/06/2026
Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”
Sport

Rrezikon falimentin, Rei Manaj i premton presidentit: E dua ekipin, do e kthejmë në Superligë

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pano: Holanda në vështirësi ndaj Marokut, por e ka mundësinë për të fituar

Pano: Holanda në vështirësi ndaj Marokut, por e ka mundësinë për të fituar

29/06/2026

Grabisnin banesa dhe automjete, “çmontohet” grupi i “skifterave” në Sarandë (Emrat)

29/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al