• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U vetëplagos me Kallashnikov dhe gënjeu policinë, i zbulohet parcela me drogë të riut nga Saranda

23/10/2023
U vetëplagos me armë, por gënjeu policinë, tre të arrestuar në Sarandë

33 vjeçarit Hekuran Murtaj, banues në fshatin Stjar të Delvinës, i cili u arrestua disa ditë më parë nga policia e Sarandës për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, i është zbuluar edhe një parcelë me lëndë narkotike “cannabis sativa”.

Murtaj shkoi i plagosur në spitalin e Sarandës më 20 shtator, duke deklaruar se i kishte plasur një fishek që e kishte gjetur në fushë dhe e kishte goditur me gur.

Hetimet e policisë së Sarandës zbuluan se Murtaj ishte plagosur në Livadhja e Bashkisë Finiq, nga shkrepa e një armë zjarri “Kallashnikov” që ai e mbante pa leje. Pas plagosjes, vëllai dhe një shok i tij ishin siguruar për fshehjen e armës së zjarrit për të mos u zbuluar nga policia. Megjithatë, gjatë kontrollit të një celulari, policia u përball edhe me një tjetër veprë penale.

Siç zbulohet nga aktet gjyqësore në vendimin për caktimin e masës së sigurisë: “Gjatë kqyrjes që i bëhet fotove dhe videove të regjistruara gjendet edhe një video e regjistruar në datën 2 Gusht 2023, 17 sekonda e cila tregon disa bimë të dyshuara narkotike “cannabis sativa” në mes të disa shkurreve dhe një video tjetër 23 sekonda e cila tregon të njëjta pamje.

Nga ana e policisë gjyqësore janë ushtruar kontrolle në zonat dhe fushat midis fshatit Vagalat e Gravë me dron dhe u gjet vendi ku ishin kultivuar bimët e dyshuara narkotike, të cilat ndodheshin në shkarpëtin e lumit Pavilo në anë të fushave me misër i cili gjendet në afërsi të kodrës i quajtur Manzat në tre teritore të barabarta larguar nga njëra tjetra ku në to gjenden 42 bimë të dyshuara narkotike “Cannabis Sativa” nga këto 7 bimë u morën me cilësinë e provës materiale dhe u mbyllën në qesën e provës me numër serial unik C20013630 dhe u dërguan për ekspertizë.

Pjesa tjetër e bimëve u asgjesuan nëpërmjet zjarrit. Në këtë territor ku u gjendën bimët narkotike u gjetën dhe u sekuestruan me cilësi e provës materiale një bidon plastik 0.5 L me mbishkrimin “ZAGORI”, dy qese plasmasi me ngjyrë të bardhë, si dhe disa rroba të cilat u dërguan për ekzaminim laboratorik”.

Megjithatë Prokuroria duket se ende nuk ka ngritur akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike” ndaj Murtajt, në pritje të ekspertizës nga Tirana. Ai ndërkohë është lënë në masën “Arrest në burg” nga Gjykata për veprën penale “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, ndërkohë që shoku i tij Luan Ramaj është në masën “Arrest në shtëpi” ndërsa i vëllai Mullez Murtaj është lënë i lirë në masën “detyrim paraqitje”.

Related Posts

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas bujës së madhe të tradhtisë, Wizard Liz mirëpret fëmijën e saj të parë me Landon

Pas bujës së madhe të tradhtisë, Wizard Liz mirëpret fëmijën e saj të parë me Landon

14/12/2025
VIDEO/ Bayern ndalet në shtëpi, Mainz surprizon kampionët

VIDEO/ Bayern ndalet në shtëpi, Mainz surprizon kampionët

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al