Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar vunë në pranga shtetasin shtetasin H. Z., 31 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. J., 70 vjeç, të dy banues në Përmet, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK 3 Urat Çarçovë, teksa transportonin disa bagëti të imëta, të pamatrikulluara, që dyshohet se i kishin kontrabanduar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.
Materialet procedurale i kaluang Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









