• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kinematografia shqiptare në zi, shuhet regjisori Vladimir Prifti

05/11/2023
Kinematografia shqiptare në zi, shuhet regjisori Vladimir Prifti

Kinematografia shqiptare ka humbur një nga regjisorët e saj më të shquar, “Mjeshtrin e Madh” Vladimir Prifti.

Prifti u nda nga jeta në fundjavë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas si trashëgimi fëmijët dhe veprat e tij artistike.

Artisti i merituar, Prifti, njihet për filmat si “Udha e shkronjave”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Kush vdes në këmbë”, “Era e ngrohtë e thellësive” apo “Dasma e Sakos”.

Regjisor i analizës psikologjike, i gdhendjes së karaktereve, që iu largua klisheve të kohës, Prifti ka lënë pas një shkollë për filmin shqiptar.
Aktori Mevlan Shanaj e kujton me nderim jetën dhe veprën e Priftit. Pak minuta më parë ai shkroi në rrjetet sociale:

“Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj! Sot ekranit shqiptar i ka ikur , regjisori i shquar , njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm për mes veprës tënde!”.

Jeta e “Artistit të Merituar”

Vladimir Prifti lindi në Tiranë, më 1 qershor 1942. Mbaroi shkollën e Iartë për aktor në “Aleksandër Moisiu” dhe fill më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Aty luajti disa role të dyta, ku spikati me Kogon te drama “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit (I968).

Pas disa përvojave si asistent regjisor në këtë teater, në I974 filloi punë si regjisor në TVSH. Këtu zë fill pasioni i tij për xhirimin e filmave. E nisi në mënyrë premtuese me dramatizimin e romanit të Ismail Kadaresë nga Pirro Mani “Gjenerali i ushtrisë‘ së vdekur” (I976) duke e shndërruar kodin e shfaqjes teatrore në gjuhën specifike të filmit televiziv, pa e humbur cilesinë artistike. Në këtë udhë vijoi edhe me filmin “Kur hidheshin themelet” (I978), sipas dramës së KoIë Jakoves “Lulet e Shegës”.

Filmi i tij i parë artistik origjinal ishte “Udha e shkronjave” (I978), nderuar me çmim të vecantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar dhe me çmim të Republikës të shkallës së parë. Sado që kanë kaluar vite, ai mbetet ndër kulmet e kinoregjisorit dhe të vetë kinematografisë shqiptare, një film i frymëzuar, i kahut psikologjik, me nënshtresa e tonime të thukëta dramatike, mesazhe të fuqishme, karaktere të realizuara, tension e suspansë.

Vladimir Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000–2004, ndër to: “Te bekuarit”, “Legjenda e baltës”, “Rruga Egnatia”, “Butrinti”. Ky i fundit ka edhe elementet e filmit artistik, pasi ndërtohet mbi një fabul dhe personazhe te trilluara. FiImi fitoi çmim të veçantë në Festivalin X Ndërkombëtar te Filmit Arkeologjik, në Kiel të Gjermanisë.

Vladimir Prifti mbante edhe rolin e pedagogut te jashtëm ne Akademinë e Arteve dhe në Shkollën e Multimedias “Marubi”.

Related Posts

Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025
Presidenti grek pret Spiropalin: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Presidenti grek pret Spiropalin: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

16/12/2025
Kakavija e bllokuar sërish, policia njofton oraret
Kryesore

Kakavija e bllokuar sërish, policia njofton oraret

16/12/2025
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Lajme

Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fundi i një epoke: Clooney largohet nga rolet romantike

Fundi i një epoke: Clooney largohet nga rolet romantike

16/12/2025
Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al