Mundësi kuqezi, Zelimkhan Abakarov, ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të Mundjes, që po zhvillohet në Astana, Kazakistan. Abakarov ka regjistruar dy fitore të rëndësishme në kategorinë 61 kg, duke mposhtur fillimisht kundërshtarin nga Armenia me rezultatin 14–4, ndërsa në përballjen e dytë triumfoi ndaj mundësit japonez me rezultatin 8–1.
Në gjysmëfinale, Abakarov do të përballet me mundësin rus Zaur Uguev, në një duel vendimtar për një vend në finalen e madhe.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







