• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përmendorja e denjë për Vasil Labovitin

30/09/2017
Përmendorja e denjë për Vasil Labovitin

Nga Moikom Zeqo

Sa herë shkoj në Gjirokastrën Hijerëndë, metropolin e Jugut shqiptar, lëviz nëpër kalldrëmet sinjë puzzle e Historisë dhe shoh (rishoh) tabelën në portën e shtëpisë së Vasil Labovitit, mjekut legjendar dhe gjirokastritit të pashembullt.

Tabela e emrit është si kartvizitë lakonike si nga kujtesa e shekujve.                                                                                                                              Vasil Labovitit i shkon përsëmbari thënia e Juvenalit: “Vitam impedere vero!”dmth “Jeta në shërbim të së vërtetës!”

 I lindur më 12 prill 1902 dhe vdekur në 1980 jetë kronikore e këtij personazhi të madh, dhe pa një të dytë të Gjirokastrës, është plot e përplot jetë të qindra mijëra njerëzve.

Mjeku Vasil Laboviti qe sfiduesi i vdekjes!

***

Fillimisht ai mësoi në Gjirokastër e në Stamboll, studjoi në gjimnazin e Korfuzit dhe mbaroi studimet e larta mjekësore në universitetin e Graz-it në Austri, ku u diplomuan edhe emra të shkëlqyer si Eqrem Çabej, Lasgush Poradeci, Hasan Ceka, Skënder Luarasi etj.
Mbas mbarimit të studimeve universitare Vasil Labovitin e kërkuan pesë universitete të botës: e Graz-it, Vjenës, New Jorkut, Athinës, Manilës, dhe Stambollit.

Por Vasili u rikthye në Gjirokastër. Përfundimisht!

***
Scripta manent!E shkruara mbetet!

Është pikërisht intelektuali i njohur, njeriu i përkushtuar, miku im i nderuar Shpëtim A. Emiri, që shkroi librin “Përmendorja e munguar”.

Por Vasil Laboviti është i pavdekshëm, mbi të gjitha mungesat dhe boshëllëqet.
Shpëtim A. Emiri ka shkruar një libër të shkëlqyer.

Duhej ky libër për të gjithë ne. Është i domosdoshëm dhe jetik ky libër. E meriton këtë libër Gjirokastra dhe biri i saj i mrekullueshëm, Vasil Laboviti.
Mjeku Laboviti qe një kalorës triumfues i jetës.

Deri sa vdiq bëri  mbi 50 000 opercione  kirurgjikale. Si gjinekolog ai është Dëshmitari i lindjes së mijëra e mijëra fëmijëve, të cilët, i ndihmoi të vinin në jetë.
Me kulturë të gjerë, universale, ai kishte një vetëdije inkandeshente të dashurisë për Gjirokastrën dhe Shqipërinë.

Në vitet e luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare Vasili qe me prijëtarët dhe martirët e lirisë.

Letra dëshmuese, e botuar në këtë libër, e Haki Toskës, flet qartë për vizionin dhe trimërinë civile të Vasil Labovitit.

Por kryengjarje që e pavdekëson karakterin e tij është ajo e Sheshit të Çerçizit në 27 dhjetor 1943, kur nazistët hitlerjanë kishin grumbulluar pengje qytetarët gjirokastritë për t′i ekzekutuar, si hakmarrje mizore.

Qe pikërisht Vasili, që shmangu tragjedinë.

Shumë herë e lanë në heshtje këtë gjë, heshtën, ose e përgojuan, e mitizuan, apo edhe e letrarizuan, por duke ju shmangur rolit ekskluziv të patjetërsueshëm të mjekut hero Vasil Laboviti.

Vasili e kish luftuar vdekjen me kirurgji dhe ilaçe.

Por këtë herë, si askush tjetër, e luftoi dhe e mundi vdekjen me mendje.

                                      ***
Me kuptimin simbolik përballë plotfuqishmërisë së Perandorisë Hitleriane qëndroi me dinjitet një shqiptar i vetëm, fill i vetëm, pa armatime, pa ushtri, sfidoi dhe fitoi në këtë Duel të Pabarabartë.

Dhe kush tjetër e ka bërë këtë gjë?

Me këtë optikë Vasil Laboviti është personazh semantik.

Libri i Shpëtim A. Emirit duhet lexuar nga të gjithë.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dominuan sezonin nga fillimi deri në fund, Porto shpallet kampione e Portugalisë

Dominuan sezonin nga fillimi deri në fund, Porto shpallet kampione e Portugalisë

03/05/2026
Met Gala 2026: Roli dominues i Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Met Gala 2026: Roli dominues i Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

03/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al