• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka bërë një analizë të sigurisë në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk përballet me rrezik të lartë nga terrorizmi, por nga krimi i organizuar në rritje.

I ftuar në studion e ‘QUO VADIS’, Klosi u shpreh se, ndryshe nga e kaluara, sot grupet kriminale janë më të sofistikuara dhe me më shumë burime financiare.

Ai u ndal edhe tek vrasja e Azem Hajdarit, duke nënvizuar se e përdori më shumë PD, që ishte partia e tij, se sa pala tjetër.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi: Shërbimi atëherë ishte i hapur, dilte policia, dilte shtypi. Sot është më e vështirë nëse ka gjëra të tilla. Shohim sulmet kibernetike. Ata që marrin për detyrë për të eliminuar një njeri të rëndësishëm apo për skup për bomba, në Shqipëri nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Dy herë është përmendur për atentat ndaj Azem Hajdarit, një herë në Parlament dhe një herë ai që e mori. Në të dyja rastet kanë qenë probleme personale, një herë me deputetin e Kukësit dhe një herë me Haklajt. Por nuk është se u përfitua diçka në politikë me eliminimin e tij ose për jetën e vendit. Praktikisht vrasjen e Azem Hajdarit e përdori më shumë PD, që ishte partia e tij, nuk e përdori pala tjetër. Pala tjetër, ku isha edhe unë, humbëm. Ishte detyra jonë për ta mbrojtur dhe nuk e mbrojtëm dot. Shqipëria është vend i vogël, pa shumë probleme. Sot, praktikisht, nuk ka interes për akte terroriste bota në Shqipëri. Aktet terroriste duan të bëjnë efekt te publiku. Terrorizmi në Shqipëri ka qenë i infiltruar nga jashtë, jo për të bërë akte terroriste, por për t’u fshehur.

Krimi i organizuar sot është më i avancuar. Është me më shumë para, ikin nga Shqipëria që të mos ekstradohen. Mundësitë e krimit të organizuar sot janë më të zhvilluara. Policia ka qenë e vëmendshme. Përballë nuk ke budallenj që gabojnë. Mjetet që përdorin janë më të sofistikuara dhe vështirë t’i zbulosh. Krimi është i favorizuar sepse i zgjedh ai mjetet që përdor. Policia duhet t’u shkojë nga mbrapa të zbulojë se çfarë kanë në mendje ata. Krimi është në avancë, kualifikohen më parë ata. Shqipëria është më e hapur sot. Problem në Shqipëri nuk është terrorizmi, por krimi i organizuar.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka bërë deklarata të forta lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, duke pretenduar se dhuna dhe viktimat e asaj dite nuk ishin të rastësishme.

I ftuar në QUO VADIS ai u shpreh se ngjarja u zhvillua para syve të kamerave, ndërsa sipas tij pati përpjekje të qëllimshme për të zhdukur provat.

Klosi deklaroi se, pas protestës, u ndërmorën veprime për të fshirë gjurmët, duke përmendur fshirjen e serverit të Kryeministrisë dhe izolimin e Gardës për disa ditë.

Ai shtoi se edhe prokuroria u pengua në hetime, ndërsa prokurorja u sulmua publikisht pas lëshimit të urdhrave të arrestit.

Klosi akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke pretenduar se situata ishte e parashikuar dhe se përdorimi i dhunës kishte si qëllim demonstrimin e kontrollit mbi sigurinë në vend.

Klosi: Për 21 Janarin, u zhvillua para kamerave. Unë kam qenë në shesh para Kryeministrisë. Nga Berisha u punua që të mos kishte prova për ngjarjen. U fshi serveri i Kryeministrisë. Garda u mbajt 3 ditë brenda. Pati të lënduar dhe u kuruan në Kryeministri. U quajt prokurorja me epitete nga më skandalozet vetëm pse lëshoi urdhër arreste. Është luftuar nga ata që shkaktuan ngjarjen që provat të fshiheshin.

Asnjë urdhër i prokurores nuk u miratua dhe u tallën me të. Ishte një pushtet absolut atëherë, jo si sot. Rama thotë që e mbështet prokurorinë. Nuk thotë që prokuroria përbëhet nga horra. Edhe Gërdeci, gjyq pas gjyqi. Është më kollaj që SPAK të merret me ngjarje të freskëta, sepse e ka më kollaj, sesa të merret me ngjarjet që populli është i interesuar. Çfarë ndodhi me Gërdecin, që u vranë 26 veta, me 21 Janarin, që u vranë 4 burra që ishin me duar në xhepa. Në fund të protestës, kur nuk kishte rrezik, u qëllua.

Atë ditë ishte e planifikuar të vriteshin. I shërbenin Berishës. Tek ndërkombëtarët kishte diskutime që çfarë është më e rëndësishme në Shqipëri, siguria apo demokracia? Demokracia është e ardhmja që do të futet në BE, që do të kërkojë një kohë të gjatë. Siguria është fenomen më delikat. Ne na ka ndodhur në zgjedhjet e 1997. U bënë me ndihmën e autoblindave italiane. Vrasja e tyre është humbje e sigurisë. Ky ka qenë një mesazh që na kanë dhënë dhe unë jam dëshmitar. Për partnerët, siguria është e rëndësishme, pastaj demokracia. Siguria bëhet me organizim. Berisha këtë gjë e dinte. Mua më kanë thënë që jemi me atë qeveri që garanton sigurinë. Berisha e dinte dhe donte të tregonte që unë siguroj sigurinë në vend edhe nëse duhen vrarë njerëz.

Related Posts

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta
Kryesore

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta

15/07/2026
30 mijë leje qëndrim në tre vjet, Gjermania po bëhet parajsa e re e shqiptarëve
Lajme

Shifrat tronditëse: 1.8 milionë më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

15/07/2026
Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!
Lajme

Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!

15/07/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Rritet sërish çmimi i naftës, shkon drejt 200 lekë/litri

15/07/2026
Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit
Kryesore

Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit

15/07/2026
Klodian Braho: Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika. Kjo do të thotë se po e bën punën mirë!
Kryesore

Klodian Braho: Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika. Kjo do të thotë se po e bën punën mirë!

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përfundoi huazimin tek Espanyol, Roma nxjerr në shitje Kumbullën

“Mourinho dua të ribashkohemi”, Marash Kumbulla: Ende e kujtoj trofeun në Tiranë

15/07/2026
“Nuk të ndodh çdo ditë të luash në Champions”, ndizet dueli me deklaratat e Dedes dhe Makharadzes: Kemi besim se kualifikohemi

“Nuk të ndodh çdo ditë të luash në Champions”, ndizet dueli me deklaratat e Dedes dhe Makharadzes: Kemi besim se kualifikohemi

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al