• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me ish partizanin shekullor nga Libohova që drejton Shoqatën “Avni Rustemi” në Amerikë

29/11/2023
Njihuni me ish partizanin shekullor nga Libohova që drejton Shoqatën “Avni Rustemi” në Amerikë

Nga Kristo Mërtiri

Flamurët Kuq e Zi nëpër udhët e Bostonit në SHBA, u shpalosën bukur para syve të shqiptarëve në disa kontinente. Janë Festat e 28-29 Nëntorit të një kombi të vogël me emër të madh në histori. Dhe këtë emër ia dhanë bijtë dhe bijat më të mira, brenda e jashtë mëmëdheut. Janë dy data kur mijëra e mijëra shqiptarë ngrejnë Flamurin me shtizë në ballkone e penxhere dhe vishen me ngjyrat më vezulluese të simbolit tonë të paprekshëm. Një shpërthim gëzimi e krenarie jo dosido. E pse jo edhe malli të pashuar në mendje e zemra. Vetëm kush e ka provuar sadopak mërgimin, e ndjen në shpirt zjarrin e këtyre ditëve të shënuara me aq shumë gjak, mund e sakrifica. Në cdo pëllëmbë të tokës mëmë e përtej saj ku gurgullon Gjuha Shqipe.

Por një burrë libohovit, cdo 30 nëntor ka edhe minifestën e vet personale. Ka plot 102 vite që e urojnë për ditëlindjen. 102 herë që Vasil Malita ynë pret e përcjell shokë e miq, bashkëatdhetarë e bashkëvuajtës të udhëve të Atdheut e në emigracion. Derdhen këngët e vendlindjes së shenjtë, e sidomos ajo e mirënjohura: “Mos pandeh se u harrove,/ Lule, o Avni Rustemi !”…Derdhen ligjërimet e kulluara patriotike si burimet e Gushnicës(Zhepës) dhe krojet rrotull Rrapit madhështor, këtij ciceroni të lashtë e arkivi të patjetërsueshëm. Qasen vendas e të huaj rreth kësaj vatre të ngrohtë, emocionuese. Se shqiptarët dinë të nderojnë e vlerësijnë shokun, mikun, bashkëqytetarin në dhera të huaj.

Ashtu me djersën e ballit kanë bërë emër të mirë në shumë fusha e udhë të kësaj bote. Përshembull, herë pas here nga Aeroporti i Rinasit niset me avion edhe një gazetë e thjeshtë me emrin “Libohova”. Shkon përtej deteve e oqeaneve. E dërgon miku im Pëllumb Kumbaro me shokë. Vecse vendqëndrimi i parë është Bostoni. Posta troket te shtëpia e Vasilit 102 vjecar, Kryetar i Degës së Shoqatës Patriotike-Kulturore “Avni Rustemi”. Kuvendojnë si i gjalli mes të gjallëve, si libohoviti me libohovitin e dashur të cdo pragu. Një kuvendim jo i rëndomtë. Historikisht kështu. Kuvendim shqiptarie…

Të gëzosh 102 vjetorin e lindjes nuk është pak. Është mbi një shekull jetë ! Aq më tepër kur drejton edhe degën e Shoqatës emërdashur në emigrim. Mbetur jetim qysh 14 vjec, filloi të mësonte zanatin e rrobaqepësit. Por Libohova dhe Shqipëria kishin halle të tjera më të mëdha. U lidh ngushtë me luftëtarët antinazifashistë. Madje sivjet festoi edhe 80 vjetorin e daljes partizan. Kujtoi Vithkuqin e Korcës, ku në korrik 1943 u rreshtua në Brigadën e Parë Sulumuese. Pa vënë ende brisk në faqe, mori pjesë në të gjitha luftimet e njohura në historinë e LANC. Ishte dhe mbeti artilier i fortë dhe trim. Ky ishte “universiteti” i tij i parë.

Pas Clirimit oficer artilerie e pastaj në repartin e xhenjos në Tiranë. Mirëpo, deri këtu ishte karriera e tij ushtarake. Krisjet e thyerjet i ndieu që në 1945, kur befas xhaxhai Lame u arratis bashkë me familjen e vet. Por ideali i Vasilit ish partizan, nuk u thye kurrë ! Cfarëdo gurësh të të hedhë jeta mbi shpinë. Megjithëse kushërinjtë e parë u bënë njerëz të nderuar e të respektuar në Amerikë, por sistemet politike lënë gjurmë jo të pakta. Më tepër të acarta. Lum kush mbetet Njeri i mirë ! Fukarallëk, maskarallëk !,-thonë shpesh në Libohovë. Nuk është rastësi që emrin e Vasilit, e kam dëgjuar shpesh në veprimtaritë e Shoqatës “Avni Rustemi” në Tiranë. Të gjithë flisnin me dashuri për këtë shqiptar e libohovit 24 karat.

-Kur doli në pension të parakohëshëm “për arsye shëndetësore” 50 vjet më parë, nuk e humbi toruan,-rrëfen plot kënaqësi Ajaz Rustemi, nipi i Heroit të Popullit.-Sepse hija e arratisjes së xhaxhait fukara sikur e ndiqte në cdo hap. Brezi ynë e mban mend mirë atë shtëpinë private te ish Parku i Autobuzave. Po kështu kopshtin e tij(bahce) të mbytur nga pemët frutore, që e kishte zili tërë lagjia. Duart e tij nuk pushonin. Bashkë me gruan Agllai, sot 95 vjece ! Një cift i rrallë. Kanë 4 fëmijë, njeri më i mirë se tjetri. Vasili ka 18 vjet që drejton Degën e Shoqatës në Boston. Gjysh e stërgjysh i vecantë. Nuk pushon së treguari për Libohovën, për Tiranën, për LANC, për Shqipërinë mëmë të djeshme e të sotme. Shoqata jonë e ka nderuar me Certifikatë Mirënjohjeje. Meriton shumë ky burrë fisnik dhe i mencur, me kokën plot mbresa e kujtime të gjalla. Por edhe familja e tij që mban lart emrin e Libohovës e të Shqipërisë, me punë e ndershmëri, me zotësi, qytetari e kulturë perëndimore. Në Boston, Filadelfia e gjetkë. Nga kuotat e anëtarësisë dhe nga xhepi, përvec veprimtarive të ndryshme në Amerikë, ai ka 15 vjet që nuk nguron të sponsorizojë gazetën tonë. Dhe nuk i bie gjoksit kurrë, por vetëm merakoset për mbarëvajtjen e saj. Ditën që i mbrin gazeta “Libohova”, e kthen në ditë të gëzuar në familje e shoqëri…

Emigrantëve të tillë u fryn era e Atdheut në cdo hap. Sepse sot nuk është koha e heronjve. Sot është edhe koha e pehlivanëve. Mjaft politikanë e biznesmenë as që pyesin për fatet e barkboshëve, të fakirfukarenjve. E as për fatin e Atdheut. Pyesin vetëm për xhepat e tyre dhe për shtimin e pasurive e të llogarive bankare ! Njerëzit e thjeshtë e të ndershëm hapin sytë e vështrojnë shkëlqimin e tyre të rremë. Përballë punëve të veprimtarëve të shquar shoqërorë e patriotë, thartojnë gjuhën e buzën ose tundin zinxhirin e byzylykut prej ari.

Rrëmbe të rrëmbejmë ! Kjo është motoja e këtyre bicimsëzëve. Vallë, c’do të thoshnin përballë Vasilit 102 vjecar e përballë të tjerëve ? (Kur po mbaroja këto shënime, befas lexova në media(ekrane apo mejhane ?) prononcimin e një “karcini vjeshte” në Gazetari, ku hidhte baltë fare qesimce mbi figurën e ndritur të Avniut, Heroit të Popullit tonë. Pashë edhe reagimet e shumta të lexuesve në internet.

Reagime të natyrëshme, irrituese me të drejtë. Guxim të madh paska ai capacul që i thotë vetes “historian” akshami, pa mbaruar hic studimet e larta në këtë fushë. Guxim fluturaku që kërkon të lëndojë shpirtin patriotik të njerëzisë në 2023. Në një kohë që Drejtësia ndërkombëtare dhe Historia e kanë thënë fjalën e tyre me kohë e me vakt. Pastë faqen e zezë, bashkë me ekranet që i hapin vend e pa vend mendimit të tij cartalloz, aguridh e karagjoz !).

Gjatë vizitës së fundit në Shqipëri,, Vasil Malita vajti dhe piu ujë me grushte te burimi jetëgjatë i Gushnicës (Zhepës) në Libohovë. Të vetmen “pasuri” që mori me vete në Amerikë, ishte një grusht dheu i selitur nga vendlindja e shtrenjtë. “Ma vendosni nën kokë, kur të shkoj në atë botë”. Kaq u tha të afërmëve në Boston…

Si dheu yt nuk ka. Lum ai që nuk e mohon gjakun e vet ! Se pasuria vjen e shkon. Por dinjiteti rron ore rron !”Hamësit e mëdhenj” harrohen shpejt nëpër kullotat e nepsit dhe të epshit jo njerëzor. Poeti ua përplas në fytyrë, jo pas krahëve: “…Ju shoh/ Dhe dridhem si fletët e lofatës./ Më duket sikur i futni dhëmbët/ Në muskujt e mi/ Dhe jo në muskujt e kuq të domates,/ Ju hamës,/ Triumfatorë të luftës me emrin lakmi “.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al