• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Balla në Gjirokastër, fton gjimnazistët të studiojnë në Akademinë e Sigurisë

06/12/2023
Balla në Gjirokastër, fton gjimnazistët të studiojnë në Akademinë e Sigurisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në kuadër të takimeve për Paketën e Sigurisë në Shkolla, ishte në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Gjatë bashkëbisedimit me stafin pedagogjik e nxënës së shkollës së mesme, ministri i ftoi të rinjtë të aplikojnë për t’ju bashkuar Policisë së Shtetit.

“Fakti që në këtë gjimnaz kanë dalë dhe dy prej korifenjve të letërsisë shqiptare, duhet t’ju nxitë edhe më shumë ta mbani lart emrin e kësaj shkolle tepër të rëndësishme për arsimin shqiptar. Vitin tjetër ne do të kemi mundësi të pranojmë në Akademinë e Sigurisë, pra në Universitet, të studioni për t’u bërë oficerë të Policisë së Shtetit. Përfitoj nga rasti që të nxis djem e vajza që vitin e ardhshëm kur të vendosni që cilat degë do të zgjidhni, jam i sigurt që veç Juridik, Ekonomik apo Mjekësi, besoj të zgjidhni edhe për tu bërë oficerë i Policisë së Shtetit, sepse kemi shumë nevojë edhe këtu në Gjirokastër”, u shpreh Balla.

Kryetari i bashkisë Flamur Golemi tha se gjimnazi “Asim Zeneli” është model, jo vetëm nga infrastruktura, por edhe vetë nxënësit. Ai shtoi se janë në kontakt me Policinë lokale, për ta shtrirë monitorimin edhe në pjesën e brendshme të shkollave, për ti patur sa më të sigurta.

Ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit prezantuan disa pika të Paketës, për të garantuar një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore në gjithë vendin.

“Fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ka në një shqetësim të prindërve për këtë gjë apo jo. Do të shtoja vetëm diçka tjetër, janë dhe disa institucione të tjera të përfshira si Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, i cili ka për detyrë të kontrollojë higjienën brenda shkollës apo dhe brenda perimetrit të sigurisë, qoftë te operatorët publikë apo privatë që frekuentohen. Por lidhet dhe me një dimension tjetër, një problematikë që prindërit e kanë shqetësim, është dhe përdorimi i alkoolit. Ju e dini që në Shqipëri nuk lejohet përdorimi i alkoolit për shtetasit nën 18 vjeç, dhe ISSH duhet të kontrolloj dhe në secilën prej njësive të tregtimit për gjatë perimetrit të sigurisë dhe jo vetëm”, nënvizoi ministri.

Related Posts

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
Kryesore

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

06/07/2026
Fake news bëri xhiron e rrjetit, s’ka sekuestrim të culularit nga BKH për drejtoreshën e Kadastrës dhe as kontroll të zyrës
Kryesore

Fake news bëri xhiron e rrjetit, s’ka sekuestrim të culularit nga BKH për drejtoreshën e Kadastrës dhe as kontroll të zyrës

06/07/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Gjykata hoqi masat kufizuese ndaj MABCO

06/07/2026
Nuk ka qetësi në Kombëtare! Titullari mungon ndaj Ukrainës
Kryesore

Skënder Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së Shtetit, priten ndryshime edhe në qarqe

06/07/2026
Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia
Kryesore

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

05/07/2026
Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici
Kryesore

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

05/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

06/07/2026
Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

06/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al