• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Kurorëzojmë me sukses vitin e Vjosës, Qendra Multifunksionale ngrihet në vitin 2024

06/12/2023
Kumbaro: Kurorëzojmë me sukses vitin e Vjosës, Qendra Multifunksionale ngrihet në vitin 2024

Shpallet sot studioja arkitekturore fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dizajnit për krijimin e “Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informacionit” të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa. Mes tre prezantimeve finaliste të përzgjedhura nga 16 studio pjesëmarrëse, juria e konkursit, e përbërë nga kryeministri Edi Rama, minsitrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, CEO−n i Patagonia, Ryan Gellert dhe ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë do të përzgjedhë projektin fitues.

Në cermoninë e hapjes së prezantimit të 3 projekteve finaliste, ministrja Kumbaro kujtoi gjithë rrugën e gjatë të bërë për të mbërritur deri në këtë moment.

“Ishim bashkë me kryeministrin Rama, kur vendosëm të bashkonim forcat me Ryan Gellert, CEO-n e Patagonias që ka qenë bashkëudhëtarja e pandarë në këtë rrugëtim që hera-herës i përngjan një ëndrre që shumë e dëshironin e pak e besonin, me partnerët e IUCN – Unionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës që sot përfaqsohet shumë denjësisht nga një prej emrave të njohur ndërkombëtarisht në ekspertizën e mbrojtes së Biodiversitetit, si anëtar i jurisë, James Hardcastle – IUCN që çertifikoi gjithë punën tonë voluminoze, me shumë pasionantë të mjedisit që jetën ia kushtuan natyrës e me plot miq të tjerë që i shoh në këtë sallë”, tha ministrja.

Më tej, Kumbaro sqaroi detajet për sa i përket filozofisë së qendrës multifunksionale dhe stacioneve të informimit që do të jetë porta hyrëse në Parkun Kombëtar Vjosa.

“Nga 16 studio pjesëmarrëse në konkurs, sot do të ndjekim tre idetë finaliste, për të zgjedhur 1 projekt e për t’ua dhuruar atë Vjosës, turistëve dhe brezave. Për të ndërtuar një Portë për Parkun Kombëtar, që do të marrë siluetën e një qendre moderne vizitorësh, pikënisje e udhëtimit të shumë turistëve prej nga do të marrin informacion për vlerat e Parkut, shtigjet e ecjes, turet, vendet për të fjetur e kështu me radhë, por edhe ku do të tregohen vlerat e jashtëzakonshme të këtij laboratori natyror me 257 lloje zogjsh, e 70 lloje gjitarësh, 150 lloje insektesh, 60 lloje molusqesh, 31 lloje zvarranikësh, e përfytyroni dot këtë muze natyror të gjallë”, u shpreh minsitrja Kumbaro në ceremoninë hapëse të eventit.

Ky konkurs përmbyll “vitin e Vjosës” siç ishte shpallur viti 2023 nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

“Vjosa do të jetë edhe një motor ekonomik i zhvillimit të qëndrueshëm, jo me artielieri të rëndë, por me turizëm që respekton natyrën, me ekoturizëm, me sporte natyrore, me bujtina e agroturizme që kanë nisur ta popullojnë krejt luginën nga Leskoviku e Çarshova e Përmetit, deri në Këlcyrë e Tepelenë, Memaliaj e Fier, Selenicë e Vlorë, Gjirokastër, Dropull e Libohovë, duke i mbushur me krenari njerëzit që u rritën me gurgullimën e ujit të saj, për t’i dhënë të gjitha mundësitë që të ndërtojnë ekonomi aty, në rrënjët e të parëve të tyre, e të begatohen buzë lumit duke vazhduar jetën në paqe me të, për çka po punojmë tashmë për Planin e Menaxhimit”, u shpreh Kumbaro.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro tha se Vjosa ishte nxitja, ose kumbara e anëtarësimit të Shqipërisë në Unionin Ndërkombëtar të Mrojtjes së Natyrës (IUCN). Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë union, pasi është miratuar në mbledhje qeverie dhe është diskutuar në Komisionin për Politikën e Jashtme, do të kalojë në Kuvend.

Related Posts

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës
Kryesore

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës

31/10/2026
Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)

31/10/2026
Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit
Kryesore

Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

31/10/2026
Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës
Kryesore

Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës

31/10/2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

31/10/2026
Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën
Kryesore

Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prishtina fiton si mysafire ndaj Llapi, Drita mposht pa vështirësi Vushtrrinë

Prishtina fiton si mysafire ndaj Llapi, Drita mposht pa vështirësi Vushtrrinë

01/11/2026
Nëntori kuqezi / Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës – Balkanweb.com – News24

Nëntori kuqezi / Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës

01/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al