• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një mësim nga media greke, edhe pse gënjeshtare

15/12/2023
Një mësim nga media greke, edhe pse gënjeshtare

Nga Frrok Çupi

Për çfarë gënjeu media greke, thuajse e tëra, që nga dita kur shteti i vet hyri në një qerthull me Shqipërinë dhe Europën? Gënjeu për gjithçka kishte të bënte me pluhurin që ngriti qeveria e shtetit të vet.

Media e Greqisë tha se ‘Shqipërinë e kemi në dorë, e pranojmë ose nuk e pranojmë në Europë!’. Ditën që kryeministri grek nuk e pranoi kryeministrin e Shqipërisë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Selanik, shumë nga mediat greke lanë të nënkuptohet se ‘mirë ia bëri, ne jemi kujdestarët europianë për Ballkanin’.

Pastaj tha se ‘Greqia ka të drejtë me Himarën’ dhe mund t’i blinte votat për një kryetar që ‘kishte zgjedhur Greqia’. Pastaj media tha se ‘Shqipëria ka zgjedhur kundërshtarin e gabuar’, duke lënë të nënkuptohet se ‘ah, ç’do t’i bëjë Greqia, do ta rrahë me shpulla!’. Jo veç një herë, por njëmijë herë media greke tha se ‘Himara i përket Greqisë!’. Tani i është sulur Gjermanisë pse po mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE…

Të gjitha të frymëzuara nga nacionalizmi dhe pasioni grek, të gjitha të shkruara ‘me kokë në thes’ pa e njohur aspak realitetin shqiptar;, të gjithë thuajse të pa ndershme dhe të pavërteta…

Po atëherë, ku qenka ‘mësimi i mirë’ që vjen prej medies greke për ne?

Në kushte normale, kjo panoramë e medies greke, do të ishte një shëmtim që çdo gazetar ‘i vockël sa grima’ duhet mbajtur larg se mos infektohet ‘kalamani’ nga ky virus. E pavërteta, gënjeshtra, sulmi nacionalist i thurur me shkronja në media, fryrja nacionaliste sikur ‘fqinji është shërbëtor’ im…, të gjitha këto janë turpe për median. Gazeta e parë e printuar në këtë planet lindi në Gjermani në vitin 1605, bash me qëllimin që ‘fshati ynë të lajmërojë fshatin fqinj se çfarë ndodh në të vërtetë’.

Edhe një herë, pse na qenka ‘mësim i mirë’ kjo medie që gënjen në Athinë?

‘Helmi’ që më bën ta them këtë varet nga e keqja që ndodhet në palcën e disa mediave e gazetarëve të Shqipërisë. Madje jo vetëm të medias, por edhe të politikanëve…, njësoj siç në Greqi e liga e politikës merr e jep me gënjeshtrën e medies. E keqja e këtushme që më bën të lavdëroj një të keqe tjetër ‘përtej kufirit’ është kjo:

Media në Shqipëri pret me minuta e sekonda ta kapë Shqipërinë në ‘të ligë’. Po e kapi, e bëri copë- copë. Edhe në rastin e ‘Belerit të Greqisë’ disa media e disa gazetarë e kanë sulmuar atdheun e tyre, e kanë sharë, e kanë grirë, e kanë fyer. ‘Na e vranë e na e shanë…’ atdheun. Edhe gazetarë shqiptarë hynë në korin e gazetarëve grek se ‘Shqipëria ka zgjedhur kundërshtarin e gabuar…’, domethënë ‘ah ç’do t’u bëjë Greqia!’.

Me zulm, mediat tona rrëmojnë nëpër thashetheme të botës ku ‘shahet Shqipëria’, dhe e nxjerrin në ballinë. Politikanët janë të parët që e fyejnë dhe e shajnë atdheun, kudo ku ndodhen. Dy parti politike, me dy presidentë republike në krye të tyre, e rekrutuan Belerin në politikë. Beleri kishte sulmuar kufirin e atdheut dhe kishte marrë pjesë në vrasjen e ushtarakëve që mbronin atdheun. Beleri ishte anëtar i organizatave terroriste MAVI dhe VorioEpir që kërkojnë copëtimin e trojeve tona… Beleri ishte betuar për ‘helenizimin e Shqipërisë’

Po atëherë, ç’të mirë i lakmojmë medies greke?

I duam atë që nuk e kemi. I duam që media shqiptare të mbajë anën e atdheut të vet. I duam medias, jo të jetë gënjeshtare si grekja, por edhe në ditën më të keqe të kombit, të mbajë anën e tij; nëse do të gënjejë në dobi të atdheut, le ta bëjë. Media e ka për detyrë që të gjurmojë të drejtën dhe lavdinë e atdheut e të kombit të vet, të drejtën e lavdinë ‘kudo ku është e ku nuk është’.

Media greke kurë nuk e ka lëshuar kombin e vet, as edhe kur ‘e ka ngjitur në pemë’ padrejtësisht si një komb i privilegjuar. Kjo është e mira e medias greke, ‘edhe kur gabon’.

Nuk do ta kishim dashur një të keqe të dikujt, sikur këtu rrethe rrotull të mos kishim të keqen e madhe, aq maskarenj gazetarë e politikanë që pështyjnë atdheun dhe kombin.

Atdheu adhurohet edhe atëherë kur e sulmojnë, edhe kur e shajnë. “Se të deshte dhe s’të deshnin/, Se të qante kur të qeshnin/, Se të veshte kur të çveshnin, Nëno moj, të ra dëshmor”.

Është poema e Nolit për atdhetarin dhe atdheun.

Related Posts

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet

04/05/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset një grua

04/05/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet shoferi në Gjirokastër

04/05/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet

04/05/2026
Veteranët e Shqipërisë & Kosovës zhvillojnë vëllazëroren speciale në kuadër të 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA & FIFA

Veteranët e Shqipërisë & Kosovës zhvillojnë vëllazëroren speciale në kuadër të 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA & FIFA

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al