• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Po vijnë emigrantët për festa, fluks në pikat kufitare

21/12/2023
Po vijnë emigrantët për festa, fluks në pikat kufitare

Gjysma e dytë e dhjetorit shënon gjithmonë fluks udhëtarësh, emigrantë të cilët vijnë në Shqipëri për të festuar Krishlindjet dhe Vitin e Ri me familjet e tyre. Portet e vendit, aeroportet, si dhe pikat doganore numërojnë një numër të madh hyrje-daljesh, saqë shpesh bëhet i pamenaxhueshëm nga punonjësit e institucioneve.

Ndaj në Durrës, duke filluar që nga kjo e enjte (sot), kanë nisur lundrimet e dyfishta. Kapiteni Taulant Allkja,ka treguar se vetëm të premten mbërritën 2 mijë pasagjerë, ndërsa mijëra të tjerë, emigrantë dhe turistë pritet të vijnë përgjatë fundjavës. Numri i udhëtarëve është rritur lehtë edhe në jug të vendit, në Vlorë.

Edhe aty autoritetet portuale kanë marrë masa për të përballuar fluksin e ditëve të festave.Të enjten në Vlorë mbërritën rreth 300 pasagjerë dhe 60 mjete, ndërsa në linjën Vlore-Brindisi do të operohet me dy tragete.

Sezoni i festave të fundit ka shkaktuar fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Sipas informacioneve nga policia kufitare bëhet e ditur se fluksi është në palën maqedonase në hyrje të Shqipërisë.

Kryesisht janë qytetarë nga juglindja por edhe nga zona e Përrenjasit, Librazhdit që shkojnë bëjnë pazare në Maqedoninë e Veriut dhe kthehen brenda ditës.

Pritja zgjat afërsisht 20 minuta ndërsa bëhet e ditur se pala maqedonase punon me staf të reduktuar.

Po ashtu edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pritet fluks i madh i shtetasve shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj, Greqi, të cilët do të kthehen për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.

Related Posts

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026
Zegjineja: Në Parlament do jem ndryshe, jam juriste e shkëlqyer! Kam mbaruar me Medalje Ari
Kryesore

Shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron akuzat: Kam prenotuar një apartament si mijëra shqiptarë

27/10/2026
I plagosuri në protestë, Erjon Vishkulli do të operohet nesër në spitalin ku u operua dhe Papa Leone
Kryesore

I plagosuri në protestë, Erjon Vishkulli do të operohet nesër në spitalin ku u operua dhe Papa Leone

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al