Protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre ditëve më parë, Erjon Vishkulli, do të operohet nesër në Itali.
Këtë e zbuloi Grida Duma në emisionin “Topin e kam unë” teksa po diskutonte me të rinjtë për protestat e dhunshme që është përfshirë Tirana prej disa ditësh.
Grida u shpreh se operacioni do të bëhet në orën 8.30 në spitalin ku është operuar dhe Papa Leone, në spitalin Gemelli në Romë.
Ndërkohë me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka reaguar para operacionit.
“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa me duar bënte shqiponjën dykrenare.









