• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

27/10/2026
Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

Gjatë debatit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti socialist Bledi Çuçi dënoi dhunën e ushtruar ndaj policisë gjatë protestave, duke e cilësuar atë si një sulm jo vetëm ndaj efektivëve me uniformë, por edhe ndaj institucioneve kushtetuese dhe rendit publik.

Çuçi theksoi se e drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta, por sipas tij, dhuna dhe vandalizmi nuk mund të tolerohen. Ai bëri dallimin mes efektivëve të policisë, të cilët kanë detyrimin ligjor për të ruajtur rendin publik, dhe personave që, sipas tij, kanë përdorur maska dhe molotovë gjatë protestave.

Deputeti socialist kërkoi që organet ligjzbatuese të marrin masa ndaj personave që sulmojnë institucionet shtetërore dhe subjektet private, duke u bërë thirrje edhe anëtarëve të tjerë të komisionit të mbajnë një qëndrim të qartë kundër dhunës.

Sipas Çuçit, Shqipëria dallon nga vendet e tjera europiane për raportin e të plagosurve gjatë protestave, duke pretenduar se numri i efektivëve të policisë të lënduar është më i lartë se ai i protestuesve. Ai gjithashtu argumentoi se policia ka reaguar kur është ushtruar dhunë ndaj saj.

“Protesta është e ligjshme, njerëzit kanë të drejtën kushtetuese, morale, etike të protestojnë, por dhuna është e patolerueshme”, deklaroi Çuçi gjatë debatit në komision.

Bledi Çuçi: Dhe do ishte shumë e sinqertë nga ju thirrja për të reflektuar në aspektin që ju parashtruat nëse do ta fillonit sigurisht me një qëndrim të cilin duhet ta mbajmë të gjithë bashkë, sidomos ne të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes që lidhet me dhunën që është ushtruar ndaj policisë. Një dhunë brutale, që është një dhunë jo thjesht ndaj individëve të veshur me uniformë, po është një dhunë ndaj institucioneve kushtetuese të Shqipërisë, ndaj institucioneve që garantojnë rendin publik në Shqipëri. Dhe pastaj sigurisht flasim edhe për përgjegjësitë që ka çdokush që tejkalon masën apo që shkel ligjin duke përdorur autoritetin që i ka dhënë vetë ligji. Ka një ndryshim shumë të madh koleg, midis maskave me molotov në dorë edhe policit me uniformë. Polici me uniformë e para ka detyrën, detyrimin kushtetues që të mbrojë rendin publik. Autoriteti i forcës në një shtet demokratik padiskutim që është monopol i strukturave shtetërore.

Dhe ka një ndryshim të madh për dy arsye. E para, sepse polici me uniformë vepron në bazë të ligjit edhe të të drejtave dhe detyrimeve sigurisht që krijon korpusi ligjor për atë që vesh uniformën. Dhe e dyta, që përgjegjësia që ai mban personale padiskutim që është subjekt i një hetimi, edhe ky në bazë të strukturave të ngritura me ligj. Ndërsa maskat me molotov, që nuk kanë të bëjnë fare me as me protestat e të gjitha grupeve shoqërore që mund të kenë dalë në të gjithë këtë periudhë në shesh, sigurisht që ato duhet të marrin ndëshkimin e duhur nga ligji.

Dhe unë pres që edhe ju të na bashkoheni me këtë thirrje që organet ligjzbatuese në Shqipëri të marrin masa që njerëzit me maska dhe me molotov në dorë, e para mos dhunojnë dhe vandalizojnë institucionet shtetërore, e dyta mos dhunojnë dhe vandalizojnë subjektet private apo sipërmarrjen ashtu siç e kemi parë në këto ditët e fundit që kaluan. Ka një ndryshim shumë të madh me çfarë po ndodh në Shqipëri dhe me atë që ka ndodhur në këto kohë në Evropë, që është raporti i të dëmtuarve midis atyre që protestojnë me kapuç në kokë edhe me molotov në dorë, me ata që kanë uniformën e policisë të veshur edhe përgjegjësinë ligjore që kanë për rendin publik.

Është i vetmi vend, pra Shqipëria është i vetmi vend, ku më shumë të plagosur janë njerëz të rendit, pra njerëz me uniformë, njerëz që kanë detyrën, detyrimin, përgjegjësinë për të ruajtur rendin publik, sesa ata që kryejnë akte vandalizmi. Kështu që besoj se një reflektim, do ishte mirë që ta bënit dhe ju në lidhje me dhunën që është ushtruar ndaj policisë sepse jeni anëtarë të këtij komisioni të nderuar dhe besoj se duhet që edhe ju të keni një qëndrim ndaj ruajtjes së institucioneve.

Kjo është kontrata që kemi bërë, kjo është ajo që parashikon Kushtetuta, ky është shteti që ne kemi ngritur në gjithë këto vite dhe që po e çojmë Shqipërinë gradualisht dhe shumë shpejt tashmë edhe në Bashkimin Evropian. Kështu që mendoj që këto reflektime duhet të jenë të sinqerta nga të gjithë ne. Thashë, protesta është e ligjshme, njerëzit kanë të drejtën kushtetuese, morale, etike të protestojnë, por dhuna është e patolerueshme. Dhuna, vandalizmi janë të patolerueshme. Dhe nëse ka pasur një gjë të qartë në këto protesta, është që policia ka reaguar vetëm atëherë kur është ushtruar dhunë mbi policinë. Kemi parë skena të frikshme se si digjen policë nga molotovi.

Related Posts

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026
Zegjineja: Në Parlament do jem ndryshe, jam juriste e shkëlqyer! Kam mbaruar me Medalje Ari
Kryesore

Shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron akuzat: Kam prenotuar një apartament si mijëra shqiptarë

27/10/2026
I plagosuri në protestë, Erjon Vishkulli do të operohet nesër në spitalin ku u operua dhe Papa Leone
Kryesore

I plagosuri në protestë, Erjon Vishkulli do të operohet nesër në spitalin ku u operua dhe Papa Leone

27/10/2026
Zbulohet parcela me kanabis në një pyll në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë, strehoheshin në tenga kampingu
Kryesore

Zbulohet parcela me kanabis në një pyll në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë, strehoheshin në tenga kampingu

27/10/2026
Aksident në Fier, automjeti del nga rruga dhe përfundon në një tokë bujqësore, dy të plagosur
Kryesore

Rritet numri i aksidenteve rrugore, vetëm në shtator ndodhën 107 aksidente

27/10/2026
Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026
Zegjineja: Në Parlament do jem ndryshe, jam juriste e shkëlqyer! Kam mbaruar me Medalje Ari

Shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron akuzat: Kam prenotuar një apartament si mijëra shqiptarë

27/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al