• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përplasi makinën e djalit të gjyqtares së Berishës, kush është gardisti i 21 Janarit

24/12/2023
Përplasi makinën e djalit të gjyqtares së Berishës, kush është gardisti i 21 Janarit

Isidor Heta, personi që shkaktoi aksidentin me eksortën që shoqëronte djalin e gjyqtares Irena Gjoka, rezulton se ka shërbyer si pjesë e gardistëve pranë Sali Berishës në 21 Janar të vitit 2011. Burime bëjnë me dije për Zërin se Heta ka mbajtur dhe gradën e nënoficerit të eskortës së Berishës.

Në hetimet për aksidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme, janë të përfshirë dhe agjentë të SHISH, edhe pse zyrtarisht ngjarja është duke u hetuar si aksidentale.

Policia mësohet se ka gjobitur Hetën, si dhe ka sekuestruar makinën të cilën ai drejtonte.

Heta mësohet gjithashtu se ka shërbyer deri dy vite më parë si nënoficer Batalioni në Forcat e Armatosura dhe është 42 vjeç.

Në dëshminë e gardistëve thuhet se mjeti që drejtohej nga Heta, ka përshkruar të njëjtën rrugë me ta nga Rinasi në zonën e Selitës dhe ku ndodhi aksidenti. Edhe pse ata i kanë kërkuar që të ndalte manovrat, polici nuk është bindur.

“Udhëtoi mbas nesh që në Rinas e deri në Selitë, i kemi bërë thirrje që të ndalte manovrat”, ka qenë dëshmia e gardistëve, ndërkohë që pritet të kontrollohen të gjitha kamerat e sigurisë në rrugën që është përshkruar nga mjetet, për të kuptuar më shumë mbi dinamikën e aksidentit.

Vetë Heta, ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

“Kishte shumë lagështirë në rrugë dhe humba kontrollin”, mësohet të jetë shprehur polici.

Në Rinas, Garda e Republikës, thuhet nga Policia Kufitare se priti djalin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej ditësh është nën ruajtje dhe mbrojtje. Mësohet se për hetimin e këtij aksidenti janë angazhuar dhe agjentë të SHISH, ndërkohë që nga vetë Irena Gjoka deri më tani nuk ka pasur një reagim.

Related Posts

“Nuk ikim nga sheshi” – Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë
Kryesore

“Nuk ikim nga sheshi” – Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë

20/06/2026
Rama publikon foton: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin
Lajme

Rama publikon foton: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

20/06/2026
Deputetja e Vlorës: Protesta i ngjan një turlie ku janë partitë e vogla, me bamje, speca, patëllxhan e të gjitha, por s’ka mish
Kryesore

Deputetja e Vlorës: Protesta i ngjan një turlie ku janë partitë e vogla, me bamje, speca, patëllxhan e të gjitha, por s’ka mish

20/06/2026
Deputetja e PS: Shqiptarët na dhanë 83 mandate për BE-në, jo për zgjedhje të reja
Kryesore

Deputetja e PS: Shqiptarët na dhanë 83 mandate për BE-në, jo për zgjedhje të reja

20/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Sot zgjedhjet në Himarë/ Policia: Kemi marrë masa që të votoni të paintimiduar
Kryesore

PD: 7308 prona të Himarës i dorëzohen një kompanie private. Dyshime për grabitje me vulë zyrtare

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Më hoqën nga puna sepse dola në protestë! – Balkanweb.com – News24

Më hoqën nga puna sepse dola në protestë! – Balkanweb.com – News24

21/06/2026
Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë në Botëror, pret biletën për në fazën tjetër

Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë në Botëror, pret biletën për në fazën tjetër

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al