Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përmes një videomesazhi uroi shqiptarët kudo ku janë në prag të Vitit të Ri 2024.
“Me besimin e palëkundur e vullnetin e jashtëzakonshëm, jam e bindur se të gjithë bashkë do ta ngjisim Shqipërinë në lartësinë që vet emri i saj na imponon”, theksoi ajo.
Spiropali u ndal në mbështetjen e dhënë nga qeveria për të moshuarit e shtresat në nevojë.
”1/3 e shpenzime të buxhetit gjatë 2024-ës shkon për mbrojtjen spciale dhe kategoritë në nevojë nga më të moshuarit, prindërt e gjyshërit tanë, te foshjet e porsalindura”, tha Spiropali.
Sipas saj, në gjithë këtë përpjekje nuk duhet të harrojmë se sa pas na la përçarja, hidhërimi i të djeshmes, përbuzja e lakmia që kërkojnë të zhbëjnë kohën, por në fakt koha i zhbën ata.
“Bashkëqytetarë mbani gjithmonë ndërmend se çdo vështirësi është një mundësi e re, çdo pengesë është një shtysë, ndërsa sfidat janë clirimi in jë energjie të re që na motivon të ecim përpara”, u shpreh ministrja.