Ish-kryeinxhinieri i Radio Televizioni Gjirokastra, Klemend Çelo, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Ai la pas një kontribut të madh për ngritjen dhe transmetimin e kësaj media në jug të vendit deri në vitin 2018. Kolegë e bashkëpunëtorë të tij tregojnë për RTSH Gjirokastra përvojën e tyre me Klemendin dhe ndajnë emocionet e një karriere të gjatë. Shihni më poshtë kronikën e përgatitur me këtë rast. ©Argjiroja.net









