Aeroporti i ri në jug të vendit nuk do të ndërtohet në Sarandë, por në Gjirokastër. Vendimi është publikuar sot nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.
“Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastër, infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe ti shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërkohë drejtuesja politike e PS në qarkun Gjirokastër, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në Insta Story, falënderon Belinda Ballukun për këtë vendim. ©Argjiroja.net










