• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Rama më erdhi në emision me një hekur dhe drejtonte ndriçimin nga vetja!”/ Fevziu: Rrotacioni i bën mirë vendit!

15/01/2024
“Rama më erdhi në emision me një hekur dhe drejtonte ndriçimin nga vetja!”/ Fevziu: Rrotacioni i bën mirë vendit!

Gazetari Blendi Fevziu ka folur për Edi Ramën dhe pushtetin e tij, i cili sot është thuajse absolut në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se qëndrimi kaq i gjatë i një lideri në krye të vendit, nuk është pozitiv dhe se rrotacion i bën mirë demokracisë.

Moderatori tregoi edhe një episod me Ramën, për herën e parë që i ka vajtur në emisionin “Opinion”. Fevziu tha se Rama ishte paraqitur 3 orë para intervistës, dhe me një hekur në dorë drejtonte ndriçimin nga vetja.

Pjesë nga Intervista:

Ylli Rakipi: Sot Rama i ka marrë të gjitha. Nëse një person që nuk e njeh Shqipërinë, të kërkon të përshkruash pushtetin e Edi Ramës, si e përshkruan ti?

Blendi Fevziu: Edi Rama është i pakërcënuar për momentin. Kjo është më e madhja në politikë, nuk ka njerëz të pakërcënuar. Nuk ka gjë më të tmerrshme, se kur njeriu më i pushtetshëm i vendit të mos ndihet i kërcënuar nga asgjë. Është sa përgjegjësi e opozitës, ndërkombëtarëve, partisë së vetë, etj.

Ylli Rakipi: Edhe doktori u përpoq ti merrte të gjitha por nuk mundi. Mirëpo Edi Rama kërkon të marrë edhe opozitën, ta ndërtojë edhe atë dhe ta ketë nën kontroll. Luli Bashën përshembull, me të cilin do të votojë ligjet.

Blendi Fevziu: Nuk është çudi. Në pjesën më të madhe të të djathtës, përgjegjësinë nuk mund ta shohin te Rama për ngjarjet te opozita. Nëse Rama u ka marrë liderin që kishin për tetë vite, është përgjegjësi e opozitës. Nëse PD do të kishte standard demokratik, nuk do të votonte sërish Bashën. Unë kam thënë, që opozita duhet të ishte kontrast i plotë me qeverisjen. Nëse Rama nuk bën zgjedhje në parti dhe nuk ikën, kryetari i PD duhet të largohej.

Ylli Rakipi: Të mbetemi te Rama, sepse do të flasim edhe për opozitën. Jemi në mandatin e tretë, mendohet se do fitojë sërish Rama dhe do të mbretërojë ai. Si e sheh ti Ramën, i ka bërë mirë apo keq Shqipërisë?

Blendi Fevziu: Ndejtja gjatë në pushtet, e kalçifikon një lider. Ndryshimi dhe rrotacioni i bën mirë një vendi. Këtu komplikohet me faktin që tjetrin duhet ta mundësh me zgjedhje. Justifikimi që nuk ka zgjedhje, sepse ai nuk lë zgjedhje nuk ka kuptim. Rama e ka shteruar pjesën kryesore të asaj që mund të jepte. Për momentin nuk ka shumë nerva të merret me administrimin e vendit, merret më shumë me politikën e jashtme. Brenda merret me shumë më turizmin, që nuk jam kundër. Por nuk e di a ka më çfarë japë Rama. Unë e kam bindje, që zgjatja në pushtet nuk është lajm i mirë për askënd.

Ylli Rakipi: Por, është mjeshtër i madh, e tregojnë të tillë edhe për lobimet.

Blendi Fevziu: Rama ka qenë ndryshe, iku nga modeli i politikanit strikt dhe serioz. Ai paralajmëroi një epokë të tij që nuk na ra në sy në momentin e parë. Kur më erdhi mua në emision për herë të parë, më morën në telefon të shqetësuar, sepse kishte ardhur tre orë para dhe drejtonte me një hekur ndriçimin nga vetja…

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FIFA U-15 World Cup & Festival 2026/ Shqipëria mbyll grupin me pesë fitore, kuqezinjtë mes 32 ekipeve më të mira të turneut

FIFA U-15 World Cup & Festival 2026/ Shqipëria mbyll grupin me pesë fitore, kuqezinjtë mes 32 ekipeve më të mira të turneut

26/10/2026
“TOPI I ARTË”/ Emrat e yjeve të PSG dhe Lautaro Martinez, vazhdon numërimi mbrapsht drejt trofeut

“TOPI I ARTË”/ Emrat e yjeve të PSG dhe Lautaro Martinez, vazhdon numërimi mbrapsht drejt trofeut

26/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al