• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

NATO hap bazën e parë ajrore rajonale në Shqipëri

17/01/2024
NATO hap bazën e parë ajrore rajonale në Shqipëri

Nga Esmeralda Topi

NATO konfirmon për Faktoje se baza ajrore e Kuçovës, një investim prej 50 milionë eurosh, do të vihet në punë brenda pranverës. Përtej afateve të tejkaluara për këtë investim, ekspertët e vënë theksin tek rëndësia që do të ketë baza e parë ajrore e NATO-s në Shqipëri për sigurinë e gjithë rajonit.

Në janar të 2022, NATO nisi rindërtimin e bazës ajrore të Kuçovës. Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952 shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s. Gjashtë vite më pas, kësaj baze, sipas NATO-s, i mungojnë vetëm disa detaje për t’iu prerë shiriti.

“Punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit janar; infrastruktura e kompletuar do t’i transferohet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë sapo të përfundojë dhe të pranohet certifikimi përfundimtar dhe vënia në punë. Kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë shumë shpejt, brenda tremujorit të parë të 2024”, konfirmon një zyrtar i Aleancës Atlantike për Faktoje.

Për Ministrinë e Mbrojtjes, hapja dhe inagurimi i bazës ajrore në Kuçovë lidhet ngushtësisht me dy elementë.

“…me përfundimin e të gjithë investimit të NATO-s si dhe me realizimin e një sërë projektesh që janë pjesë e detyrimeve të palës shqiptare si pjesë integrale e këtij investimi”, sqaron ministria, pas një kërkese për të drejtë informimi.

Një zyrtar i NATO-s tha për Faktoje se baza ajrore do të ketë përdorime të shumta dhe avantazhe operacionale.

“Pas përfundimit, baza do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të NATO-s (si aktivitetet e policisë ajrore greke dhe italiane dhe mbështetja e misioneve të Forcave të Paralajmërimit të Hershëm dhe Kontrollit Ajror të NATO-s mbi territorin shqiptar).”, theksoi ai.

Ngritja e kësaj baze 15 vite pasi Shqipëria iu bashkua NATO-s shkon përtej interesit të vetëm një shteti.

“Si një shtet anëtar i Aleancës më të madhe Politiko-Ushtarake, shteti shqiptar dhe FARSH me këtë investim që po realizohet, do t’i ofrojnë NATO-s një bazë ajrore me infrastrukturë dhe kapacitete moderne si dhe standarde bashkëkohore të cilat do të bëjnë të mundur dislokimin e mjeteve ajrore të Aleancës apo edhe mjeteve tona ajrore, në situata të ndryshme qoftë për operacione stërvitore apo edhe për detyra të tjera në interes të Aleancës”, argumenton Ministria e Mbrojtjes

Kolonel Dritan Demiraj, që më herët ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, thekson rëndësinë që ka ngritja e bazës për sigurinë e gjithë rajonit.

“Në gjykimin tim, rëndësia e kësaj baze është e madhe, për arsye se në shtesë të bazave ushtarake detare dhe ajrore amerikane në Greqi, kjo bazë mund të shërbejë si bazë e avancuar operacionale për mbështetjen e forcave të NATO-s me njësi të forcave speciale, për të cilën Shqipëria ka edhe SOTG-në e NATO-s për këto misione”, thotë kolonel Dritan Demiraj.

Sipas tij, baza e Kuçovës mund të shërbejë gjithashtu edhe për furnizimin e mjeteve të ndryshme ajrore të NATO-s en-route në vende të tjera në afërsi të vendeve të konfliktit, organizimin e Task-Forcave Ajrore të njesive speciale (ASOTU), mjeteve ajrore të cilat mund të jenë në misione Kërkim-Shpëtimi por jo vetëm.

Një tjetër element i rëndësishëm sipas kolenelit është fakti që ngritja e bazës forcon rolin e Shqipërisë në Aleancë, dhe për rrjedhojë edhe mbështetjen e saj politike ndërkombëtare.

Baza ajrore e Kuçovës do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të Aleancës Atlantike.

Investimi rreth 50 milionë euro i NATO-s në këtë bazë parashikonte ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacionet e armatimit, vendparkimin e avionëve, stacionin kundër avarive dhe zjarreve, si dhe rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit. Punimet duhet të mbylleshin vjeshtën e vitit të shkuar, por afatet u shkelën.

“Në javën e parë të janarit, do të jemi gati të bëjmë përurimin e bazës ajrore të Kuçovës”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa prezantonte buxhetin e mbrojtjes për 2024-n në Komisionin parlamentar të Sigurisë.

Edhe këtë fillim janari baza ajrore e Kuçovës nuk ishte gati për inagurim, sikurse deklaroi ministri Niko Peleshi./Faktoje.al

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagoi pasi nuk u ftua nga Maran, surpriza vjen nga Jasir Asani te Kombëtarja – Balkanweb.com – News24

Reagoi pasi nuk u ftua nga Maran, surpriza vjen nga Jasir Asani te Kombëtarja

26/10/2026
Reagoi pasi nuk u ftua nga Maran, surpriza vjen nga Jasir Asani te Kombëtarja – Balkanweb.com – News24

Reagoi pasi nuk u ftua nga Maran, surpriza vjen nga Jasir Asani te Kombëtarja – Balkanweb.com – News24

26/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al