Këto janë pamjet nga ndërtesa dykatëshe e shkrumbuar në Memaliaj të Gjirokastrës.
Zjarrfikësit janë ende në vendngjarje, duke shuar edhe flakët e fundit që përfshinë ndërtesën gjatë orëve të para të mëngjesit.
Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë dhe 3 apartamente po në katin e dytë u prekën pjesërisht nga flakët. Nuk pati pasoja në njerëz. Në aksionin që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.
Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna në punë gjatë natës.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat, (pallati ka nga 8 apartamente në çdo kat). Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operacionit dhe nuk pati të lënduar nga banorët.