Policia njofton se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., banues në Sarandë. Arrestimi i tij u krye pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.