• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia tronditëse/ 35-vjeçari “burgos” në shtëpi nënën, gruan dhe vajzën e tij të mitur. Ja si u zbulua ngjarja

26/01/2024
Lëvizje në Policinë e Shtetit

Zbulohen detaje të tjera nga historia e rëndë e dhunës në familje. 35 vjeçari Jetnor Zhaboli, i cili dhunonte dhe mbante të mbyllur në banesë nusen, nënën e tij dhe vajzën e mitur kishte vendosur kamera deri në tualet.

Çifti kishte 10 vite që ishte martuar me bashkëshorten. Duke fshehur dhunën fizike dhe psikologjike’ të patolerueshme nën pektun e xhelozisë së madhe ai I kishte ndaluar të gjitha lëvizjet dhe nuk e linte të punonte.

Xhelozia dhe sjelljet agresive të dhunës janë shtuar shumë në vitet e fundit. Asnjëherë në drejtim të policisë nuk ka pasur një denoncim nga gruaja dhe nëna e tij, por policia është mësuar me rastin pas informacioneve në rrugë operative dhe ka ndërhyrë, mëson gazetari I Report Tv, Sokol Dema.

Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës.

Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryej vetëvrasje.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Zhaboli të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Fillimisht, policia kishte marrë informacion dhe kishte indicie që një person mbante familjarët të mbyllur. Pasi efektivët kanë shkuar në këtë banesë, kanë parë që ishte e mbyllur. Më pas kanë shoqëruar 35-vjeçarin i cili ka hapur derën e banesës.

Pasi janë futur në banesë, kanë parë që shtëpia ishte e gjitha me kamera sigurie, në të gjitha dhomat e po ashtu edhe në tualet. Pas kontrolleve janë gjetur edhe dy letra që gruaja kishte lënë, ku lihej të kuptohej se kishte tentuar vetëvrasjen, duke u dhënë lamtumirën dhe duke u kërkuar falje familjarëve.

Menjëherë më pas është bërë arrestimi i 35-vjeçarit, si dhe janë shoqëruar në komisariat nëna, gruaja dhe fëmijët. Nga dëshmitë e dhëna nga bashkëshortja, thuhet se 35-vjeçari përveçse se u kishte hequr lirinë, edhe i dhunonte.

Sakaq, pas dëshmisë, gruaja dhe fëmijët janë strehuar tek banesa e prindërve të saj, në zonën e Paskuqanit.

Vetë ai ka deklaruar se kjo ishte mënyra sesi ai mund t’i mbante nën kontroll.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
Paraqitje pozitive dhe gol, Muriqi në formacionin e javës në La Liga

Paraqitje pozitive dhe gol, Muriqi në formacionin e javës në La Liga

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al