• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trajneri i Butrintit ka një version tjetër: Lojtari i ekipit tim bashkë me të vëllain më dhunuan, të hapen kamerat e stadiumit

26/01/2024
Trajneri i Butrintit ka një version tjetër: Lojtari i ekipit tim bashkë me të vëllain më dhunuan, të hapen kamerat e stadiumit

Një futbollist 21-vjeçar i ekipit të Butrintit është rrahur nga trajnerët e tij. Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes Butrinti-Memaliaj ku lojtari i ekipit sarandiot Albi Selimaj, nuk ishte pjesë e formacionit dhe për këtë arsye i ka kërkuar llogari trajnerit Neritan Novi.

Pas kësaj ka pasur përplasje fizike ku trajneri Novi dhe ndihmësi i tij, Dhiogjen Muço dyshohet se kanë goditur të riun i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë vetë Novi ka një tjetër version të ngjarjes. Sipas tij ka qenë Selimaj dhe i vëllai që e kanë dhunuar në hyrje të dhomave të zhveshjes.

“Ka mbaruar pjesa e parë në miqësoren Butrinti — Memaliaj. Në pushim të ndeshjes ka ardhur lojtari rezervë i ekipit të Sarandës dhe më ka kërkuar pse nuk futem të luaj. Ma kërkoi në mënyrë publike para të gjithë tifozëve, dhe i kërkova të sqarohemi në dhomat e zhveshjes. Në momentin që e kam pritur në hyrje, për t’u futur në dhomat e zhveshjes, ai lojtar bashkë me vëllain e tij që nuk e njihja, kanë ardhur dhe më kanë sulmuar të dy.

Dhe pas kësaj situate, janë futur shumë njerëz, se ka pasur shumë tifozë dhe unë jam futur në dhomat e zhveshjes dhe nuk kam parë më çfarë ka ndodhur dhe çfarë është bërë. Albi Selimaj bashkë me vëllain e tij më kanë goditur. Portali në Sarandë që e ka nxjerrë lajmin, që kam goditur lojtarin, e ka përgënjeshtruar. Në stadium ka kamera, nëse e kam goditur unë të hapen kamerat e stadiumit” – ka thënë Novi për Newsport.

Policia ka ndaluar dy trajnerët Novi e Muço, 52 e 46 vjeç përkatësisht.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë. Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.”

Related Posts

Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Bayern Munich “fut ujë”, Kimmich ngre alarmin: Duhet të ndryshojmë
Sport

Bayern Munich “fut ujë”, Kimmich ngre alarmin: Duhet të ndryshojmë

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025
Presidenti grek pret Spiropalin: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Presidenti grek pret Spiropalin: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

16/12/2025
Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër
Sport

Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fundi i një epoke: Clooney largohet nga rolet romantike

Fundi i një epoke: Clooney largohet nga rolet romantike

16/12/2025
Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al