• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ulëritëse/ Mbetjet e rrezikshme spitalore në Delvinë hidhen nëpër kazanë dhe pemë (VIDEO)

27/01/2024
Ulëritëse/ Mbetjet e rrezikshme spitalore në Delvinë hidhen nëpër kazanë dhe pemë (VIDEO)

Prej disa javësh, emisioni “Stop” ka investiguar mënyrën sesi menaxhohen mbetjet spitalore në spitale e qendra shëndetësore. Nga një vëzhgim i rastësishëm në spitalin e Delvinës “Ismet Shushi”, shihet se ky spital i çon mbetjet e rrezikshme në kazanët e plehrave, apo edhe më keq akoma, në hapësirat e mbjella me bimë e pemë.

Gazetari: Urdhëro, shikoni.

Kryeinfermierja: Ku janë mbetjet spitalore këtu?

Gazetari: Ja ku e kemi këtu 1. A lejohet kjo që të hidhet këtu?

Kryeinfermierja: Jo nuk lejohet. Matanë kemi dhomën e mbetjeve spitalore.

Gazetari: Të lutem, si kryeinfermiere më ndiq dhe më thuaj se këto mbetjet nuk ju përkasin. Kjo çfarë është? Po kjo këtu çfarë është?

Kryeinfermierja: Këto janë ampula. Nuk e di pse janë këtu.

Gazetari: Pse kjo gjendej në këtë kosh?

Kryeinfermierja: Ndoshta gabimisht, po nuk e di.

Gazetari: Si kryeinfermiere, ju duhet ta dini që mbetjet spitalore nuk hidhen kështu. Kanë atë qesen…

Kryeinfermierja: Po të jetë për pjesën time si kryeinfermiere, unë i kam mirëorganizuar…

Gazetari: Ky koshi këtu a është i mbetjeve urbane?

Kryeinfermierja: Po.

Gazetari: Po e hapim ta shikojmë. Shikoni sa shumë mbetje spitalore të rrezikshme që nuk lejohen të hidhen.

Kryeinfermierja: Ne nuk kemi pasur ndonjë problem të tillë, por të thashë…

Gazetari: Ne pamë sanitaren që mbushi qesen dhe i çon tek koshi i madh.

Kryeinfermierja: Nuk dua fare të justifikohem, e di që është një gabim që…

Gazetari: A e dini që është shkelje ligjore në radhë të parë?

Infermierja: Patjetër, do ta diskutojmë dhe do ta zgjidhim dhe këtë gjë patjetër.

Pas njoftimit të emisionit “Stop”, Komisariati i Delvinës, vuri në dispozicion ekspertët e fushës, të cilët e konsideruan këtë denoncim tejet serioz.

“Kjo u konsiderua një skenë krimi. Ligji për mbetjet spitalore të rrezikshme që prodhohen nga ana e strukturave shëndetësore nuk e toleron nga ana penale këtë që ka ndodhur në këtë spital. Të gjitha këto mbetje që përzihen me mbetjet urbane, shkojnë të gjitha në mjedis, duke rrezikuar njerëzit, kafshët dhe bimët.”

Gazetari: Ndodhemi aktualisht tek spitali në Delvinë dhe kemi konstatuar prani të mbetjeve spitalore të rrezikshme, të keqmenaxhuara nga stafi i këtij institucioni. Ju lutem, si inspektoriat, çfarë do të bëni në vazhdim?

Drejtoresha e ISHSH: Unë do të dërgoj grupit e inspektimit. Do të të flasim, do të jemi në kontakt, faleminderit.

Inspektori: Ne duhet të ju falenderojmë në radhë të parë për këtë pjesë. Tani fillojnë këto problematikat, që të mos paguajnë se duket tek firma. Janë me peshë, janë disa gjëra që edhe ne na erdhi çudi sepse është një spital i vogël që nuk ka probleme të kësaj natyre. Juve ju faleminderit. Ne do të vazhdojmë procedurën tonë, do ta dëgjoni shumë shpejt.

Në lidhje me rastin, u proceduan penalisht 4 infermierë të këtij spitali për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhimi i mbetjeve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, për shtetasit M. B., 30 vjeç, Sh. G., 39 vjeçe, G. H., 28 vjeçe dhe A. S., 33 vjeçe, të katërt me detyrë infermier në spitalin e Delvinës. Ndaj këtyre shtetasve nisi procedimi penal pasi falë bashkëpunimit me gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, në TV Klan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të spitalit të Delvinës, ku këta shtetas punojnë, ishte hedhur mbetje spitalore, në kundërshtim me ligjin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme“, njoftoi policia.

Nga ana tjetër, ISHSH Vlorë dërgoi në vend grupin e inspektimit, i cili konstatoi se mbetjet spitalore nuk administrohen në përputhje me dispozitat ligjore dhe për këtë arsye i vendosi masë administrative 10 milionë Lekë të vjetra Spitalit Bashkiak të Delvinës./tvklan.al

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk flija as gjumë”/ Aurela Gaçe: Për 3 muaj nuk këndoja dot, ishte dhimbje e madhe

“Nuk flija as gjumë”/ Aurela Gaçe: Për 3 muaj nuk këndoja dot, ishte dhimbje e madhe

16/12/2025
VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al