• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Avokati i Belerit: Çështjen do ta çojmë deri në Strasburg!

29/01/2024
Avokati i Belerit: Çështjen do ta çojmë deri në Strasburg!

Apeli i GJKKO-së rrëzoi sot kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për të marrë detyrën si kryetar i bashkisë Himarë.

Avokati Geni Gjyzari, që përfaqësoi në gjykatë z. Beleri, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se e kërkonin dhënien e lejes së posaçme për të bërë betimin e Belerit si kryetar bashkie, sepse kjo është pjesë e procesit zgjedhor, jo për të shkuar në punë. Gjyzarui tha se kjo çështje do të shkojë deri në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg

“Sot ishte shpallja e vendimit. Gjykimi ishte në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, sepse gjykata e Apelit të Posaçëm gjykon me tre anëtarë, por gjyqtarja vendosi ta gjykojë me një gjyqtar.

Kërkuam përjashtimin e gjyqtares, sepse procesi i rregullt gjyqësor kërkon një trupë të rregullt me tre gjyqtarë. Është hera e parë në dijeninë tonë që ndodh kështu. Na la të flisnim disa herë dhe shpalli vendimin. Tha nuk e lejon ligji dhe nuk e dha lejen.

Ne kërkonim dhënien e lejes së posaçme për të bërë betimin, sepse ai është pjesë e procesit zgjedhor, ndaj e kërkonim jo për të shkuar në punë.

Gjykata tha se nuk jepet leje sepse sipas saj ajo jepet për t’u mjekuar, për vdekje etj.

Ne e interpretuam si sulm ndaj kushtetutës, ndaj nenit 45 të saj dhe ndarjes së pushteteve, pra i thoshte qeverisë merre ti, cakto një komisar në bashkinë e Tiranës se është gjendje e jashtëzakonshme. Jo, nuk ka gjendje të jashtëzakonshme në Himarë, sepse ishin zgjedhje të lira dhe u vendos.

Tani gjithë vëmendja është te Gjykata Kushtetuese. Kryetarja e gjykatës ka në dorë për të nxjerrë datën e gjykimit, sepse kanë kaluar tre muaj.

Është sulm ndaj Kushtetutës, por ne nuk morëm përgjigje sot. Gjithë vëmendja është te Gjykata Kushtetuese.

Nëse Kushtetuesja do të ngrejë barrierë edhe përpara këtyre shkeljeve do jetë fytyra jonë në Europë.

Vetëm datë gjykimi kërkojmë, ka tre muaj që ka kaluar për gjyq dhe nuk ka datë gjykimi. Patjetër që do e çojmë në Strasburg”-tha avokati Gjyzari.

Related Posts

Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër
Kryesore

Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

14/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tjetër tërmet i fortë në Greqi

14/06/2026
PS do ndryshojë ligjin, ja 7 institucionet që nuk do të preken nga pezullimi i detyrës
Kryesore

Dorëheqja e deputetes dhe protestat, PS mbledh nesër Kryesinë dhe Grupin Parlamentar

14/06/2026
Deputeti i PD: Nuk shkoj te kjo protestë! Së shpejti, do kemi protestat tona të fuqishme
Lajme

Deputeti i PD: Nuk shkoj te kjo protestë! Së shpejti, do kemi protestat tona të fuqishme

14/06/2026
Helena Kaçe thirrje Marjana Koçekut: Dorëzo Mandatin!
Kryesore

Helena Kaçe thirrje Marjana Koçekut: Dorëzo Mandatin!

14/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”

14/06/2026
Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

14/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al