Policia e Shtetit
Memaliaj/Në vijim të informacionit të dhënë dje, për vjedhjen në disa banesa, në fshatin Krahës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga punonjësit e Policisë, janë konstatuar 7 banesa, aktualisht të pabanuara, të hapura nga shtetas ende të paidentifikuar. Vijon puna hetimore për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.