Aktori dhe moderatori Florian Binaj, ka njoftuar me anë të një njoftimi në rrjetet sociale se do të largohet nga angazhimet e së tashmes.
“Të dashur mikesha, miq dhe armiq! Për shkak të disa projekteve artistike personale dhe profesionale të cilat mezi pres t’ju tregoj së shpejti dhe në të ardhmen e afërt, do më duhet të tërhiqem nga disa angazhime që po bëj në të tashmen…
Arti cilësor kërkon kohë cilësore dhe përkushtim.
Pjesa tjetër e kohës është familja dhe koha për të është e panegociueshme me asgjë! Faleminderit! Ju dua!”, shkruan Binaj në postimin e tij.
Kohët e fundit e kemi parë Florian Binaj shumë aktiv në politikë, ku ka qenë i angazhuar me lëvizjen “Shqipëria bëhet” e cila drejtohet nga Adriatik Lapaj.
Binaj njihet si një kritik i qeverisë dhe si një person publik i angazhuar në shumë kauza sociale, kulturore dhe ekonomike.