• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beleri, Rama debat me përfaqësuesin grek në Bruksel: Shqipëria nuk është Siberi, mësoni të respektoni drejtësinë në një vend sovran

16/02/2024
Beleri, Rama debat me përfaqësuesin grek në Bruksel: Shqipëria nuk është Siberi, mësoni të respektoni drejtësinë në një vend sovran

Gjatë një konference të mbajtur në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen e Fredi Belerit, që u kthye në temë debati.

Sakis Ioannidis, Përfaqësuesi i Greqisë në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian/Anëtar i Administratës Qendrore të Ekonomisë, tha edhe njëherë se Beleri nuk lejohet që të bëjë betimin dhe kjo gjë nuk do të pranohej në asnjë vend të BE-së.

Në replikën e tij, Rama i cilësoi si të pavend akuzat ndaj Shqipërisë dhe tha se ‘po krahasohet me Siberinë’, e sikur’ dikush po mbahet peng nga një regjim mizor, gjë që nuk është aspak e vërtetë’.

Rama tha nga Brukseli se çështja e Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë.

“Jam i detyruar të reagoj ndaj ndërhyrjes nga kolegu grek, i cili e bëri Shqipërinë të dukej si të ishte Siberia dhe që dikush në Siberi po mbahet peng nga një regjim mizor e i përgjakshëm vetëm sepse është shtetas grek. Kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia.
Më duhet të përgjigjem shumë thjeshtë. Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante, nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe nëse do të kishte një grimcë të vërtete në të gjithë këtë shpërthim, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë? Pra, nuk do të kishte pasur as një fjalë, as nga Komisioni Europian, as nga Këshilli Europian, as një fjalë nga shtetet e tjera anëtare?
Kjo është vetëm kaq, një çështje e drejtësisë në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë politikan apo qytetar i zakonshëm, qoftë shtetas shqiptar apo grek dhe nuk ka asnjë arsye për ta sjellë gjithë këtë dramë e traumë ballkanike në Bruksel sepse tingëllon shumë, shumë larg asaj çka e bën Bashkimin Europian atë që është.
Më duhet t’i garantoj kolegut grek dhe çdo greku që mendon po njësoj që nuk ka asgjë të tillë. Kjo është thjesht një çështje e drejtësisë dhe drejtësia do të japë përgjigjen, më në fund. Mësoni të respektoni drejtësinë në vendin tuaj dhe në çdo vend të Bashkimit Europian dhe të hemisferës europiane”, replikoi Rama.

Replika e plotë:

–Faleminderit shumë! Do të flas në gjuhën greke. Kryetarë, kryeministra, kemi organizuar organizimin sot për shoqërinë civile, ju uroj mirëseardhjen në seancën tonë plenare. KESE ka treguar se mbështet pjesën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe ne i mirëpresim të gjithë anëtarët e rinj në familjen tonë të KESE-s. Bashkimi Europian nuk është vetëm një instrument financiar. Është një instrument institucional dhe të dy kryeministrat përmendën një gjë të tillë. Do doja që të përmendja një çështje që lidhet me këtë dhe ka të bëjë me kryetarin e bashkisë së Himarës, zoti Beleri.
Zoti Beleri u arrestua 2 ditë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, i akuzuar për korrupsion për 360 euro dhe ka qëndruar i burgosur për 160 ditë dhe nuk është lejuar të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës. Nuk do të komentoj për vendimet e këtij vendi, por një dëshmitar kryesor pranoi se i ishte dhënë ryshfet. Në qoftë se kjo do të kishte ndodhur në një vend të Bashkimit Europian, këto akuza do të ishin rrëzuar tanimë dhe nuk do të mbahej askush, dikush për 9 muaj në burg në një vend tjetër të Bashkimit Europian. Megjithatë, organizata e shoqërisë civile në Shqipëri, organizatat e pakicës dhe opozita në Shqipëri, e kanë dënuar këtë shkelje të konventës së të drejtave të njeriut, kryetari i bashkisë akuzohet, do ta përmbyll zonja moderatore. Ai nuk lejohet të bëjë betimin dhe ai është kryetar i zgjedhur i bashkisë, po flas për sovranitetin popullor. Është një parim kyç për zgjerimin. Për 5 minuta do t’iu jap mundësi të përgjigjeni
Po do të keni mundësi të përgjigjeni. Faleminderit që respektuat kohën. Kemi një listë mjaft të gjatë ndërhyrjesh përpara nesh.

Moderatorja: Do të kemi tashmë 5minuta për reagime. Ndoshta do të doja tia jepja sërish fjalën miqve tanë të shquar. Nuk e di nëse kryeministri Rama do donte të reagonte.

Kryeministri Edi Rama: Jam i detyruar të reagoj ndaj ndërhyrjes nga kolegu grek, i cili e bëri Shqipërinë të dukej si të ishte Siberia dhe që dikush në Siberi po mbahet peng nga një regjim mizor e i përgjakshëm vetëm sepse është shtetas grek. Kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia.

Më duhet të përgjigjen shumë thjeshtë. Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante, nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe nëse do të kishte një grimcë të vërtete në të gjithë këtë shpërthim, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë? Pra, nuk do të kishte pasur as një fjalë, as nga Komisioni Europian, as nga Këshilli Europian, as një fjalë nga shtetet e tjera anëtare?
Kjo është vetëm kaq, një çështje e drejtësisë në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë politikan apo qytetar i zakonshëm, qoftë shtetas shqiptar apo grek dhe nuk ka asnjë arsye për ta sjellë gjithë këtë dramë e traumë ballkanike në Bruksel sepse tingëllon shumë, shumë larg asaj çka e bën Bashkimin Europian atë që është.

Më duhet t’i garantoj kolegut grek dhe çdo greku që mendon po njësoj që nuk ka asgjë të tillë. Kjo është thjesht një çështje e drejtësisë dhe drejtësia do të japë përgjigjen, më në fund. Mësoni të respektoni drejtësinë në vendin tuaj dhe në çdo vend të Bashkimit Europian dhe të hemisferës europiane.

– Faleminderit kryeministër! Ndoshta në interes të kohës do të vijoj me pjesën tjetër të ndërhyrjeve, por mjafton të thuhet që bazuar në komentet që dëgjuam, kjo nismë po kështu na ndihmon që të komunikojmë me njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të mësojmë diçka më tjetër për njëri-tjetrin kështu që, le ta shohim dhe nga kjo pikëpamje.

Related Posts

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut
Lajme

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

12/06/2026
Rama shpjegon protestën: Gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë. S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump
Kryesore

Rama shpjegon protestën: Gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë. S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump

12/06/2026
SPAK ju gjurmon nga TikTok! Në kërkim të parave të pista, ndjek stilin e jetës së të dyshuarve dhe miqve të tyre
Kryesore

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 336 llogari bankare dhe disa vila të sekuestruara

12/06/2026
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por kam dhënë dhe do jap gjithçka për PS si lider i saj
Lajme

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por kam dhënë dhe do jap gjithçka për PS si lider i saj

12/06/2026
Rama mesazh protestuesve: Shqipërinë e kam amanet të shenjtë, nuk është në shitje
Kryesore

Rama mesazh protestuesve: Shqipërinë e kam amanet të shenjtë, nuk është në shitje

12/06/2026
Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron ish-oficerin e policisë në Ksamil
Kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron ish-oficerin e policisë në Ksamil

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barazim me gola, Bosnja dhe Kanadaja ndajnë pikët (VIDEO)

Barazim me gola, Bosnja dhe Kanadaja ndajnë pikët (VIDEO)

12/06/2026
Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

12/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al