• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gruaja e Navalnyt sfidon Putin: Do vazhdoj rrugën e burrit tim (VIDEO)

19/02/2024
Gruaja e Navalnyt sfidon Putin: Do vazhdoj rrugën e burrit tim (VIDEO)

Gruaja e Alexei Navalny, Julia, ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët, duke këmbëngulur se roli i saj kryesor ishte si grua dhe nënë dhe jo si politikane. Por me vdekjen e bashkëshortit të saj, të premten, dhe fjalimin e saj me pasion për të pasur drejtësi në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ajo është shfaqur si një figurë kryesore e opozitës së Rusisë. Pavarësisht nga roli i saj në të kaluarën, Navalnaya ka qenë gjithmonë një mbështetëse thelbësore e bashkëshortit të saj dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në largimin e tij nga Rusia për trajtim urgjent kur ai u helmua me agjentin nervor Novichok në vitin 2020.

Ajo është cilësuar si “Zonja e Parë” e opozitës ruse. Edhe Alexei kishte thënë vetë se nuk do të mund të vazhdonte luftën e tij gjithnjë e më të dëshpëruar dhe të njëanshme kundër Kremlinit pa të. Historia e tyre shumë publike e dashurisë dhe jeta familjare – ata kanë dy fëmijë – është parë si një frymëzim për mbështetësit e tyre.

Julia Ambrosimova lindi në Moskë në 1976, vajza e shkencëtarit të respektuar Boris Ambrosimov. E diplomuar në ekonomi, ajo pati një karrierë në bankë, por hoqi dorë nga puna për të rritur dy fëmijët e tyre kur Alexei u bë i njohur si një politikan opozitar. Ata ishin takuar me pushime në Turqi në vitin 1998 dhe u martuan 2 vjet më vonë. Në atë kohë nuk kishte ndonjë të dhënë për famën që do të merrte më pas Alexei.

“Unë nuk u martova me një avokat premtues apo një lider opozitar. Unë u martova me një djalë të ri të quajtur Alexei” – rrëfente ajo për të përjavshmen ruse “Sobesednik” në 2020. Duket se Navalnaya ndante të njëjtat bindje politike me Alexei që në fillim. Në vitet 2000 ata ishin të dy anëtarë të partisë liberale “Yabloko”. Por ajo bëri një jetë relativisht private deri në helmimin e bashkëshortit të saj në vitin 2020, duke bërë pak paraqitje apo fjalime publike. Kur ai u sëmur në qytetin siberian Omsk në gusht të atij viti, ajo i shkroi drejtpërdrejt Presidentit Putin duke i kërkuar që ai të lejohej për trajtim në Gjermani.

“Çdo moment kur ishim atje, mendoja se “duhej ta nxirrja jashtë”, – tha ajo për dokumentarin rus Yuri Dud. Navalny arriti të largohej nga Rusia, me ndihmën e një shoqate bamirësie me bazë në Gjermani. Julia u kthye me të në Moskë disa muaj më vonë pas trajtimit të tij dhe pa arrestimin e menjëhershëm të tij. Pjesa e mbetur e jetës së tij e kaloi pas hekurave.

Ish-ambasadori i SHBA-së në Rusi, Michael McFaul, i cili e ka quajtur Julian “parimore dhe të patrembur”, tha në atë kohë se ajo do të kishte një presion të madh për të luajtur një rol më publik dhe se ajo kishte “të gjitha kredencialet”.

“Navalny nuk mund të kishte një partnere më të mirë në jetë se Yulia Navalnaya. Ajo ndan bindjet e tij, trimërinë e tij, mungesën e frikës së tij” – tha ai për rrjetin amerikan NBC. “Ajo gjithashtu ka rritur dhe mbrojtur dy fëmijët e tyre në një mënyrë që ka gjeneruar admirim të thellë midis mbështetësve të demokracisë në Rusi. Pa diskutim, Julia i shpëtoi jetën burrit të saj.”

Vete Navalnaya tha para pak kohësh se nuk do të ndiqte rrugën e Svetlana Tikhanovskaya, lideres së opozitës bjelloruse në mërgim, e cila u bë kandidate presidenciale pasi burri i saj u burgos përpara zgjedhjeve në 2020. Tikhanovskaya konsiderohet gjerësisht se i mori votat që u manipuluan në favor të presidentit aktual, Alexander Lukashenko.

Por fjalimi i saj në Mynih dhe një fjalim për mbështetësit në mediat sociale (në rusisht, video poshtë), të dyja të mbushura me emocione, sugjerojnë se ajo mund të ndryshojë mendje.

“Ajo që na nevojitet është një Rusi e lirë, paqësore dhe e lumtur. Rusia e mrekullueshme e së ardhmes që burri im aq shumë e ëndërronte” – thotë ajo në video. “Ky është vendi që unë dua të ndërtoj së bashku me ju. Vendi që Alexei Navalny imagjinonte” – vazhdon ajo. “Kjo është e vetmja mënyrë – jo tjetër – në të cilën sakrifica e paimagjinueshme që ai bëri, nuk do të ketë qenë e kotë.”/BBC

Related Posts

Kryesore

Policia zbardh vrasjen në Memaliaj, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

22/04/2026
Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja
Kryesore

Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja

21/04/2026
Shqipëri-Greqi, 1-0
Kryesore

Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë

21/04/2026
Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)
Kryesore

Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)

21/04/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj
Kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj

21/04/2026
Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Debat në rrjet pas postimit të Reese Witherspoon për inteligjencën artificiale, reagon aktorja

Debat në rrjet pas postimit të Reese Witherspoon për inteligjencën artificiale, reagon aktorja

23/04/2026
Adioni në një lidhje me këtë këngëtare të njohur?

Adioni në një lidhje me këtë këngëtare të njohur?

22/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al