• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rritet numri i kërkesave, shqiptarët kërkojnë azil në Europë

21/02/2024
Alarmi i ekspertëve: Nga Shqipëria po ikën elita e vendit

Muajt e dimrit shënuan përshpejtim të tendencës së emigracionit në 2023, ndryshe nga vitet e mëparshme kur gjithnjë në fund të vitit kishte një zbutje të ikjeve jashtë vendit.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat për kërkesat për azil nga vendet jo të BE-së bënë të ditur se në nëntor u shënuan 880 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji mars, kur u regjistruar gjithsej 910 kërkesa.

Siç shihet nga grafiku, në vitet e mëparshme, kërkesat për azil kulmonin në muajt e verës, dhe binin më pas në tetor e më tej, por në 2023 tendenca ka qenë e kundërt. Në verë aplikimet raë, për tu rritur sërish në shtator, tetor, e nëntor.

Gjithsesi, në raport me vitin 2022, kur u shënua dhe niveli më i lartë i aplikimeve që nga 2016-a, tendenca është në rënie. Për periudhën janar-nëntor 2023 kishte mbi 8.5 mijë aplikime, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rreth 80% e kërkesave janë aplikime të reja, sipas Eurostat.

Franca dhe Gjermania vijojnë të mbeten destinacionet kryesore të azilantëve.

Për 11-mujorin, drejt Francës kishte 3.3 mijë aplikime, ose gati 40% e totalit. Franca vijon të mbajë vendin e parë për shkak të politikave më të favorshme sociale që ka për emigrantët.

Gjermania është e dyta, me 2.1 mijë aplikime, ose 24% të totalit. Gjithsesi, drejt Gjermanisë tendenca kryesore është ikja me kontrata pune, jo përmes azilit.

Italia vijon të mbetet e treta, me 1.4 mijë aplikime, ose 17% e totalit.

Europa

Në nëntor 2023, 108 950 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, një rritje prej 11 për qind krahasuar me nëntorin 2022 (97 800).

Kishte gjithashtu 6 375 aplikime përsëritëse, një rritje prej 3% krahasuar me nëntorin 2022 (6 215).

Shtetasit sirianë mbetën grupi më i madh i azilkërkuesve

Sirianët ruajtën të njëjtin trend si muajt e mëparshëm, duke përfaqësuar grupin më të madh të njerëzve që kërkonin azil për herë të parë (23 460 aplikime). Ata u pasuan nga turqit (12 870), afganët (7 930), venezuelasit (6 175) dhe kolumbianët (5 445).

Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca e Greqia pritën 82% e të gjithë aplikimeve për azil për herë të parë

Në nëntor 2023, Gjermania (36 495), Italia (14 160), Spanja (14 105), Franca (14 070) dhe Greqia (10 285) vazhduan të merrnin numrin më të madh të azilkërkuesve për herë të parë, që përbën 82% të të gjithë aplikimeve për herë të parë në BE.

Në nëntor 2023, bazuar në të dhënat e disponueshme, totali i azilkërkuesve për herë të parë në BE ishte 24.3 për njëqind mijë njerëz.

Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve të regjistruar për herë të parë në nëntor 2023 u regjistruan në Qipro (154.8) dhe Greqi (98.9).

3 510 të mitur të pashoqëruar që aplikojnë për azil në vendet e BE-së

3 510 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE në muajin Nëntor, ku shumica vinin nga Siria (1 230) dhe Afganistani (580). Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishin Gjermania (1 365), Holanda (615), Italia (315), Greqia (305) dhe Bullgaria (265)./Monitor.al

Related Posts

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave
Kryesore

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

23/10/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Nesër në shesh për të mbështetur revoltën kundër narkoregjimit të Ramës

23/10/2026
Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer
Kryesore

Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer

23/10/2026
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Kryesore

Çfarë do të ndodhë tani me mbi 130 drejtorët e dorëhequr

23/10/2026
Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë
Kryesore

Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë

23/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Michael Carrick në “fije të perit”, Bournemouth vendos fatin e trajnerit të Man.United

24/10/2026
Frikë për Kompany, trajneri kolapsohet në stërvitje, shtrohet më urgjencë në spital, mediat zbulojnë prapaskenat – Balkanweb.com – News24

Frikë për Kompany, trajneri kolapsohet në stërvitje, shtrohet më urgjencë në spital, mediat zbulojnë prapaskenat

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al