POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 69 vjeç, banues në fshatin Kodër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe e vogël toke, në pronësi të një shtetasi tjetër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









