Pasi Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi e bënë të qartë se nuk do japin votën për Amnistinë Penale pasi janë të mendimit se favorizon zyrtarët e korruptuar, Partia Socialiste është tërhequr nga vendimi për ta futur në agjendën e seancës së nesërme plenare. A2 CNN mëson nëpërmjet gazetares Fjorela Beleshi se kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit heqjen nga rendi i ditës. Kërkesën e Çuçit pritet ta lexojë nesër në nisje të seancës Nikolla./A2CNN









