• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana si kryeqytet i samiteve dhe Shqipëria në dy kohë

29/02/2024
Tirana si kryeqytet i samiteve dhe Shqipëria në dy kohë

Nga Ardit Rada

Tirana ka përjetuar dy ditë intensive teksa ka mikpritur liderët e rajonit si dhe presidentin ukrainas. Vizitat e këtij të fundit nuk janë edhe aq të zakonshme në situatën e luftë që po përjeton vendi i tij, por organizimi i një samiti si askund tjetër nga Shqipëria e solli edhe Volodymir Zelenskin në Tiranë. Të dyja organizimet e këtij fund shkurti morën jehonën e merituar nga mediat ndërkombëtare, duke shuar çdo dyshim për dobinë e tyre kryesisht në arenën ndërkombëtare. Por edhe në politikën e brendshme mbajtja e tyre në kryeqytetin shqiptar tregon seriozitetin e politikës së jashtme sot, si dhe radhitjen e Shqipërisë si një anëtar i vyer i NATO-s sot dhe i BE-së nesër.

Shqipëria që ishte mësuar të lakonte prej 15 vitesh vizitën e presidentit amerikan George Ë. Bush si arritje të madhe edhe pse ai ishte në fund të mandatit të dytë, sot i ka kthyer samitet ndërkombëtare në zemrën e saj si diçka të zakonshme. Sipari u hap me risinë kur në Tiranë nisën të mblidheshin qeveritë e përbashkëta Shqipëri-Kosovë me kërkesë të qeverisë shqiptare. Më pas, Samiti i Bashkimit Evropian solli në zemër të Shqipërisë vitin e shkuar të gjithë liderët e vendeve anëtare të familjes europiane dhe krerët më të lartë të Brukselit. Dhe ky samit falë organizmit shpalosi jo vetëm një Shqipëri të denjë për t’u ulur e barabartë me perëndimin në tryeza politike, por solli edhe një promovim të kulturës, traditës e turizmit.

Llogarisni një moment Shqipërinë e djeshme me atë të sotme. Një vend ku ushtarët e NATO-s alokoheshin për ta ruajtur nga destabiliteti që kërcënonte opozita berishiane që rrëmbente tanket, sot po ndërton një bazë moderne ajrore në Kuçovë për aleancën e atlantikut verior. Një vend që të huajt e shkelnin vetëm për operacione humanitare si ALBA apo PELIKAN, dot është donator në çdo katastrofë natyrore të aleatëve dhe kontribuese në çdo luftë të drejtë. Shqipëria e sotme diskuton me Zelenskyn sesi mund t’i japë gjithçka për ta fituar luftën. Dhe kjo, pasi Ukrainës iu bë avokatia më e bukur ndonjëherë në Këshillin e Sigurisë, kur ky i fundit u drejtua nga kryeministri i Shqipërisë.

A janë të gjitha këto rastësi? Sigurisht që jo, përndryshe do t’i kishim parë qoftë edhe një herë të vetme në Shqipërinë e shkuar. Të gjitha janë pasoja të seriozitetit që vendi paraqitet në arenën ndërkombëtare, premtimeve të mbajtura dhe vrapit që ka marrë drejt anëtarësimit në BE. Mbi të gjitha, me të vërtetat që qeveria shqiptare ia thotë sot troç Bashkimit Evropian edhe kur ky i fundit duket sikur nuk e ka ‘mendjen’ te zgjerimi. Ndaj mesa duket sot na duan më shumë. Ndaj Tirana është kthyer në kryeqytetin e samiteve./Javanews.al

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim – Balkanweb.com – News24

Barça, një “tërmet 7 ballë”, Raphinha i shënon “tripletë” Racing, Flick: Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim

17/09/2026
Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim – Balkanweb.com – News24

Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al