• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Gjirokastra në Durrës, kush janë 11 të pandehurit për trafikun e klandestinëve (Emrat)

20/03/2024
Nga Gjirokastra në Durrës, kush janë 11 të pandehurit për trafikun e klandestinëve (Emrat)

Prokuroria e Durrësit, i ka dhënë fund hetimeve për 11 persona të cilët kishin krijuar një shteg të kalimit të paligjshëm të emigrantëve Sirianë dhe Pakistanezë, që i merrnin në Gjirokastër dhe më pas i kalonin në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian.

Të pandehur janë marrë Daniel Sina, Fatmir Kapaj, Shani Piro, Emiljan Sina, Ardian Tema, Ledion Koçiu, Fatjon Ukaj, Regina Hyka, Hume Murrizi dhe Etleva Piro.

Gjashtë personat e parë akuzohen për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa tre femrat e marrë të pandehura akuzohen për “Moskallëzim krimi”.

Sipas hetimit të kryer nga prokurori Madrid Kullolli, personat e mësipërm në muajin qershor 2023, kanë tentuar të kalojnë nga Shqipëria në Drejtim të Malit të Zi 62 persona të kombësisë Pakistaneze dhe Indiane, ku 25 emigrantë kanë arritur të kalojnë kufirin dhe 37 prej tyre janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës.

Për çdo emigrant grupi merrte një shumë prej 800 euro deri në 2 mijë euro.

Njëri nga emigrantët shtetasi Khqizar Iqbal ka deklaruar se fillimisht ka qenë në një kamp në Athinë Greqi, me xhaxhain e tij Irshad Kahn dhe mikun Asted dhe me datë 13 qershor 2023, janë nisur me taksi duke shkuar pranë kufirit me Shqipërinë.

Në territorin grek janë takuar me pjesën tjetër në një shtëpi të vjetër dhe aty kanë udhëtuar në këmbë për 7 ditë.

Më pas me një taksi furgon kanë mbërritur deri në Kavajë dhe aty i kanë lënë në një magazinë të braktisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të 18 qershorit 2023.

Sipas tij në magazinë rreth orës 11:00 ka shkuar një djalë rreth 25 vjeç (Emiljan Sina) me makinë “Audi” targat nuk i dinte dhe ju ka dhënë një numër telefoni shqiptar. Më pas i ka dërguar dhe në market “Spar”, në Kavajë, ku kanë blerë ushqime.

Brenda këllëfit të telefonit u gjet e shkruar me stilolaps numri 068 92 09 XXX dhe sipas Khizar është shkruar nga djali i ri 25 vjeç me “Audi” që nuk ja dinte emrin.

Ndër të tjera Kizhar, ka shpjeguar se shoferi tek furgoni që i solli në Kavajë, ka folur me personin që erdhi me “Audi” dhe se kur të mbërrinin në Bosnjë do paguanin në llogari bankare 800 euro secili, llogaria bankare ishte në emër të një personi qe e thërrasin “Rana”, është pakistanez dhe qëndron në Janinë, Greqi dhe atje në Bosnjë do ti gjente sërish ai.

Të pandehur

1. Daniel Sina

2. Emiljan Sina

3. Fatmir Kapa

4. Hume Murrizi

5. Fatjon Ukaj

6. B.M

7. Etleva Piro

8. Adrijan Tema

9. Ledion Koçiu

10. Regina Hyka

11. Shani Piro

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Xhaka në qendër të skandalit/ Mjekja jep tjetër version: E kam vaksinuar

Xhaka në qendër të skandalit/ Mjekja jep tjetër version: E kam vaksinuar

22/09/2026
Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24

Zbulohet arsyeja, ja pse Arbër Hoxha refuzoi transferimin te skuadra arabe

22/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al