• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kreshnik Spahiu: Pse ata që i shitën jugun Greqisë, po kundërshtojnë që Sazani t’i jepet Amerikës?

19/03/2024
Kreshnik Spahiu: Pse ata që i shitën jugun Greqisë, po kundërshtojnë që Sazani t’i jepet Amerikës?

Nga Kreshnik Spahiu

Prej tre ditësh mediat dhe gazetarët shqiptarë kanë ndërmarrë një fushatë të fortë anti-amerikane.

Çuditërisht, në emër të sovranitetit dhe në krye të kësaj fushate anti-amerikane janë ata që:

– heshtën kur Berisha i dhuroi Greqisë 6 milje hapësirë detare në detin Jon.

– heshtën kur Berisha i dhuroi Greqisë 4 varreza për ushtarët grek në Këlcyrë, Korçë, Gjirokastër, Dropull.

– heshtën kur Berisha i dhuroi Greqisë politikisht Himarën duke kandiduar Fredi Belerin në aleancë me partinë greke.

Të gjitha ata që kanë bërë avokatinë e pretendimeve helene për Vorio-Epiron, sot bëjnë prokurorin kundër SHBA, nën pretendimin e “sovranitetit”.

Firma “Affinity Partners” e Jared Kushner, dhëndër i ish-presidentit amerikan dhe kandidatit aktual republikan, Donald Trump, po projekton tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarë.

Mes këtyre projekteve zë pjesë edhe Shqipëria. Firma me bazë në Miami ka në plan të transformojë ishullin e Sazanit, që më parë ishte një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz të markës “Aman”.

Praktikisht e gjithë Europa po analizon këtë lëvizje gjeopolitike si kthesë e madhe në Ballkan.

Natyrisht që Europa është xheloze në çdo investim strategjik amerikan në rajon.

Në Serbi opozita po akuzon Vuçiçin si tradhtar sepse leja e ndërtimit për hotelet që do ndërtoi familja Trump është miratuar pikërisht në godinat që bombardoi NATO dhe avionët amerikanë gjatë luftës në Kosovë.

Atje ku do ndërtoj kompania amerikane e Kushner janë godinat e bombarduara të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Rendit të Serbisë së Milosheviçit.

Simbolika diplomatike e Beogradit zyrtar është më i madh se investimi ekonomik.

Ndërkohë Tirana zyrtare po i jep fund dilemave shekullore të një Shqipërie të shekullit kaluar mes Lindjes dhe Perëndimit.

Sazani dhe Vlora përfundimisht bëhen baza dhe porta amerikane në udhëkryqin Ballkanik.

Rëndësia diplomatike ka dimension shekullor më të madh se rëndësia turistike.

Pa dyshim që investimet e huaja duhet jenë prioriteti i të ardhmes së Shqipërisë turistike e cila në këto vite është zhvilluar në mënyrë primitive nga oligarkët provincial shqiptar që jo vetëm s’kanë asnjë vision, por janë bërë pengesë për investimet e huaja.

Nëse ka një vendim historik të shtetit shqiptar për turizmin është ky i zhvillimit të Sazanit.

Përfundimisht ne shpëtum Sazanin nga hajdutët shqiptarë.

Sazani ishte i rrezikuar nga ndonje “investitor strategjik” komik dhe tipik politik.

Më mirë në Sazan të investojë familja Trump sesa kunatat apo dhëndurët e deputetëve shqiptarë apo nipat dhe tezet e ministrave të qeverisë Rama.

Shqipëria me aktin e amerikanizimit të Sazanit, përfundimisht i vuri kufirin tek thana Moskës e cila ka pushtuar me imvestime ruse të gjithë Mesdheun, duke filluar nga Turqia deri në Greqi, Mal të Zi, Kroaci etj.

I vetmi ishull i Shqipërisë nuk mund të shndërrohej as në Bathore ndërtimesh pa leje “toke e xanun”, por as në Himarë ku lejet e ndërtimit t’i miratojë Athina.

Sazani duhet jetë garancia amerikane për të ardhmen dhe paqen e dy shtetve shqiptare në Ballkan.

Ata që janë kundër kanë hall që Rama mos sigurojë mbështetje edhe nga presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trump.

Në fakt Sazani i amerikanizuar do të mbijetojë pas këtij investimi edhe kur Rama apo Trump të kenë vdekur pas disa vitesh.

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim – Balkanweb.com – News24

Barça, një “tërmet 7 ballë”, Raphinha i shënon “tripletë” Racing, Flick: Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim

17/09/2026
Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim – Balkanweb.com – News24

Fillim i bukur, por rëndësi ka si e mbyllim – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al