• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfehet biznesmeni gay nga Tepelena: Babait i thashë se më pëlqenin meshkujt që në ’91-shin, ai më la një porosi…

25/03/2024
Rrëfehet biznesmeni gay nga Tepelena: Babait i thashë se më pëlqenin meshkujt që në ’91-shin, ai më la një porosi…

Elton Ilirjani ka qenë i ftuar në Top Channel, ku si rrallë herë ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale.

I pyetur se si e mori vesh babai preferencat e tij seksuale, Eltoni shprehet se i tregoi vetë në vitin 1991. Ai i tregoi të atit se pëlqen një shok në klasë dhe kjo fillimisht e tronditi pa masë.

Sipas Elton Ilirjanit babai i tij i ka dhënë një këshillë mjaft të vlefshëm që i ka shërbyer dhe e ka bërë të jetë ai që është sot.

“Babai ka ndërruar jetë në 2010. Me të kam pasur një marrëdhënie sa të vështirë, edhe emocionuese edhe të bukur, por edhe shumë kërkuese nga ana e tij. Nëse mamaja më thoshte “shelegu” gjithë ditën, babai ishte ai i cili më përgatiste për një hap tjetër në jetë. Në ’91-shin shkova i thashë më pëlqen shoku i klasës, më pëlqejnë çunat.

E pashë që u trondit, sado që ai ishte një burrë shumë i kontrolluar dhe më thotë me biseda të gjata disa ditore, më uli dhe me fliste e më thoshte: Nuk ka asnjë gjë të keqe, thjesht është më e vështirë.

Ty të duhet të mësosh më shumë në shkollë dhe të bëhesh shumë i pasur që të blesh lirinë tënde sepse nuk do të të dojë asnjë tjetër, as nga motrat, as nga vëllezërit, as nga kushërinjtë, të duam ne dhe ty do të të keqpërdorin, do të të hedhin, do të të shajnë, do sëmuresh dhe do vdesësh. E vetmja mënyrë që ti të shpëtosh nga ky diskriminim, urrejtje, përjashtim, është që t’i të bëhesh i pasur dhe të blesh lirinë tënde.

Kur kanë qenë diskutimet në moshën time të adoleshencës që ky është as mashkull, as femër, “le të bëhet femër”, thoshin disa kodoshë të familjes sime. Kodoshllëku vjen nga injoranca. Babai më pyet, “ti do të jesh mashkull, apo do të jesh femër”? Unë i thashë dua të jem çun, e më tha “nëse do të jesh çun, duhet të mësosh se çunat si ti do blejnë lirinë”.

Tani e kuptoj çfarë ka thënë, kur vdiq në arkivol i kam bërë një foto të syve dhe ishin sytë më të bukur dhe tronditës sepse ishin sy që më flisnin dhe kishin një buzëqeshje. Isha i fundit që e preka. Babai im ishte një burrë shumë i çuditshëm dhe i fortë, ka përtypur shumë për të pasur një fëmijë si unë në ato vite”, tha ai.

Related Posts

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)
Pikante

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)

27/03/2026
5 hapa për ta bërë më të lehtë të flisni për seksin me partnerin tuaj
Lifestyle

5 hapa për ta bërë më të lehtë të flisni për seksin me partnerin tuaj

14/03/2026
Xhensila dhe Ledri nuk fshihen më, kapen “mat” në momente intime në Paris (VIDEO)
Paparazzi

Xhensila dhe Ledri nuk fshihen më, kapen “mat” në momente intime në Paris (VIDEO)

09/03/2026
Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al