• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptarët kryesojnë rajonin dhe ndër të parët globalisht për konsumin e mishit të të imtave

24/04/2024
Shqiptarët kryesojnë rajonin dhe ndër të parët globalisht për konsumin e mishit të të imtave

Shqipëria ka nivelin më të lartë të konsumit të mishit të deles dhe dhisë për frymë në Rajon dhe vjen ndër të parat në rang global (shiko grafikun e mëposhtëm, sipas të dhënave që burojnë nga metodologjia e konsumit të Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO).

Të dhënat që u referuan nga një studim i FAO-s për blegtorinë në Rajon tregojnë se një shqiptar konsumoi mesatarisht 8.68 kilogram mish dele dhe dhie në vit më 2020.

Konsumi në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte ndër më të ulëtit me mesatarisht 0.61 kg dhe 0.7 kg/frymë në vit, përkatësisht, edhe më e ulët se mesatarja globale prej 1.99 kg/ frymë. Serbia dhe Mali i Zi kanë një konsum modest prej 3,3 kg dhe 2,38 kg/ për frymë në vit, secila.

Anketa me fermerët e dhive dhe deleve trego se mishi i të imtave është i fokusuar më së shumti në familjet që i mbarështojnë.

Studimi i FAO-s tregon se konsumi i Shqipërisë u zgjerua me shpejtësi deri në vitin 2019, kur nisi rënia. Kjo rënie në konsumin e mishit është shoqëruar edhe në uljen e numrit të bagëtive të imta që ka pësuar rënie të fortë vitet e fundit.

Serbia renditet e dyta pas Shqipërisë për konsumin e mishit të të imtave për frymë, por me prirje rritëse gjatë dekadës së fundit. Bosnja dhe Hercegovina ka pasur një konsum të ulët të vazhdueshëm të mishit të deles dhe të dhisë gjatë 2010-2019, në rreth 0.5 kg/frymë në vit.

Duke parë strukturën e përgjithshme të konsumit të mishit në Ballkanin Perëndimor vihen re trende të ndryshme dhe Shqipëria nuk kryeson. Në vend të parë renditet Mali i Zi me 76,8 kg për frymë mish në vit, Serbia me 61,5 kg, Shqipëria 40.71 kg, Maqedonia e Veriut 37.8 kg dhe Bosnja dhe Hercegovina 37.8 kg.

Në Shqipëri, mishi i gjedhit është më i konsumuari, i ndjekur nga shpendët, dhe mishi i deles dhe i dhisë. Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë strukturë konsumi të ngjashme ku shpendët zënë 50% të mishit të konsumuar.

Për Serbinë dhe Malin e Zi, mishi i derrit zë rreth 60 për qind të totalit të mishit të konsumuar për frymë, e ndjekur nga shpendët që përbëjnë 21 për qind dhe më pas mishi i gjedhit.

Studimi i FAO-s vë në dukje se numri i të imtave ka ardhur në rënie në Ballkan. Shqipëria, si vendi me numrin më të madh të të imtave në Rajon ka shënuar rënien më të madhe sidomos të deleve nga 1.97 milion krerë në 2016 në 1.48 milionë me 2021. Në të njëjtën periudhë, popullata e deleve në Serbi mbeti konstante, në rreth 1.7 milionë. /Monitor

Related Posts

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!
Lajme

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur

12/10/2026
Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar

11/10/2026
Plot 117 vjeç, qeveria miraton pension të posaçëm për gruan më të vjetër në Shqipëri, Qamile Marra
Pikante

Plot 117 vjeç, qeveria miraton pension të posaçëm për gruan më të vjetër në Shqipëri, Qamile Marra

07/10/2026
“Portokalli” u tall me protestuesit, reagon Agron Llakaj: Ndalni urrejtjen ndaj aktorëve!
Pikante

“Portokalli” u tall me protestuesit, reagon Agron Llakaj: Ndalni urrejtjen ndaj aktorëve!

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al