• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një thirrje për ndihmë, letër e gruas pa emer!

07/05/2024
Një thirrje për ndihmë, letër e gruas pa emer!

Nga Anila Hoxha

Nje thirrje per ndihme, leter e gruas pa emer! Jam menduar naten e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa qe ta ndaj. Ja ku ESHTE nje thirrje. Per ti qendruar besnike hoqa shume fraza, te cilat mund ta identifikojne.

“Anilë, të pashë sot tek Juli dhe ende nuk i ndal dot lotët. Ti më njeh por mua, më vjen turp të të them se kush jam, sepse nuk do doja që këtë mesazh ta ndaje me dikë tjetër. The që nuk jemi vetëm, por duhet të flasim.
Jemi vetëm! Kam dalë nga një martesë, nga e cila u dhunova dhe me shumë sakrifica u përpoqa të vazhdoja jetën time dhe rritjen e fëmijës. Nga jashtë duket sikur jam mirë.

Më kanë mbajtur me orë të tëra në punë kur unë duhej të shkoja pranë fëmijës tim, jam detyruar ta rris por nuk kam e marre pagën. 3 muaj pa paguar detyrimet, qiraxhiu po bëhet gati të më nxjerrë nga shtëpia dhe fëmijën e kam dërguar tek i ati. Ndersa mua më qan shpirti, sepse nuk kam as një lek për ta ushqyer. Ai nga ana e tij po më bën presione indirekte se do ma marë kujdestarinë, sepse nuk kam financat e duhura. Qeraja, fëmijët për tu rritur, me jetë për të përballuar, duken shumë.

Por nuk dalin kur ti e ke mësuar evlatin tënd duke mos i munguar asgjë. Dhe sot dhuna vazhdon, psikologjike, financiare, emocionale dhe kjo bëhet zinxhir. Alma dhe shumë si ajo nuk kanë rrugëdalje. Unë luftova, por ndonjëherë mendoj më mirë të kisha qëndruar në atë martesë jo të shëndetshme, sesa të jem në kushtet e mbijetesës. Dhe po, nuk kanë qenë të pakëta herët që e kam menduar vetëvrasjen, por nuk e bëj dot sepse më duhet të rris e të edukoj qënien më të rëndësishme të jetës time.

Aq sa e dua, aq e shoh atë si burgun tim. Më ka dënuar që të përballoj jetën në këtë vend të qelbur, me këta njerëz të kalbur, dhe realisht, nuk ka asnjë derë ku mund të trokasësh. Të gjithë duan të të mbështesin në teori, por në praktikë, edhe nëse e bëjnë, duan vetëm të të shkelin. Ky është realiteti. Na vrasin besimin tek drejtësia, tek e vërteta, tek dinjiteti, na vrasin ëndrrat dhe ti duhet thjeshtë të mbijetosh, ose të lejosh të të shkelin që të ia dalësh, sepse pa asnjë mbështetje, është e pamundur.

Te lutem, mos trego. E vetmja ndihmë që mund të japim të gjithë bashkë është të tregojmë të vërtetën. E vetme, jeta e asnjërës nuk ka vlerë. Ky është realiteti. Po mundohem të ndihmoj veten. Po mendoj të iki nga Shqipëria, duke kërkuar alternativa. Thjeshtë mos flasim më për mbështetje, për polici, për politika sociale. Nuk ekzistojnë, janë selektive “!

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

13/03/2026
Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al