Në sheshin “Skënderbej”, në Tiranës u zhvillua një protestë kundër projektligjit për surrogacinë. Qytetarët thonë se kanë dalë të protestojnë në mbrojtje të familjes shqiptare, pasi pretendojnë se projektligji shkatërron themelet e familjes.
Protestuesit firmosën edhe një peticion me 10 kërkesa që i drejtohet Kuvendit, Presidentit, Kryeministrit, të gjitha partive politike dhe ambasadorëve.
Sipas tyre, projektligji është klientelist dhe nga ai përfitojnë vetëm hartuesit e tij. Qytetarët paralajmëruan se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do të kallëzohen penalisht të gjithë hartuesit e projektligjit. Protesta është organizuar nga Koalicioni shqiptar Pro Familjes dhe Jetës. Ajo vjen pas martesës së dy grave në Bashkinë e Tiranës









