• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Himariotët janë himariotë dhe pikë. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë

24/05/2024
Rama: Himariotët janë himariotë dhe pikë. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë

Kryeministri Edi Rama, gjatë dorëzimit të mbi 400 titujve të pronësisë në Himarë, u tha banorëve të zonës se ua dinte të gjithëve problemet e pronave.

Kreu i qeverisë theksoi se asnjëherë nuk i ka kërkuar pronat që i takojnë nga nëna e tij, duke iu drejtuar himariotëve me fjalët: “Jeni njësha në politikë, madje në politikë globale”.

“Pronat e Himarës janë prona të mbështetura në letra, të lidhura me banorë këtu, jo në Hënë. Ka probleme të regjistrimit dhe konflikte mes banorëve dhe anëtarëve të një familjeje dhe kjo e shkakton këtë gjë.

Ndaj, shpeshherë këtu shiten pronat nga dy ose më shumë herë. Flas me fakte, jo me fantazi. E njoh kaq mirë këtë çështje. Secili nga ju njeh pjesën e tij, unë pjesën e të gjithëve. Po e përsëris, pretendimet e brendshme janë pa fund këtu, “e ke ti apo e kam unë”. Kjo për shkak të mungesës së regjistrimit. Në mënyrë të përsëritur e kemi bërë thirrje për regjistrime për aplikim. Edhe këto 437 dokumente, certifikata që kemi këtu sot, plus dhe disa të tjera që janë gati, por nuk janë këtu, janë 4 000 për t’u bërë. Janë bërë me shtytje, me hosten, falë mbështetjes së prefektit që ia kam kërkuar që ditën e parë.

I kam thënë: Do të jesh prefekt i Vlorës, por do të kesh si detyrë që të japësh certifikatat e pronësisë banorëve të Himarës. Duhen bërë letrat siç duhet, që nesër mos t’i kontestojë dikush. E njoh mirë unë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësi dhe nuk di se çfarë bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror. Por, nuk është se nuk e di historinë dhe të pronës sonë atje”, tha Rama.

“T’i ndajmë gjërat. Çfarë është e jotja, është e jotja, dhe çfarë është e krushkut, i takon atij. Do të më shihni pas disa javësh, do të jem në Theth, edhe atje të njëjtën gjë, shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikatat akoma sot, jo për faj apo ndonjë plan të ndonjërit për t’u marrë shtëpitë. Se dhe atje shkojnë vizitorë dhe hotelet janë plot.

Himariotët janë himariotë dhe pikë. Secili e di vetë se ku i ka rrënjët. Ne nuk i ndajmë shqiptarët dhe jo të ndajmë himariotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë. Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin, se nuk ua fut njeri në politikë. Kanë pasur të bëjnë me lloj lloj marifetesh. Mes shqiptarëve, himariotët janë njësha, për politikë jo lokale, por globale”, shtoi kryeministri.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Merr fund lidhja mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit?

Erik Fullani reagon pas lajmeve për ndarjen nga Sara Hoxha

18/05/2026
NBA/ Dominim dhe spektakël, Cleveland triumfon ndaj Pistons dhe siguron finalen në Lindje

NBA/ Dominim dhe spektakël, Cleveland triumfon ndaj Pistons dhe siguron finalen në Lindje

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al