• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tapitë në Himarë, OMONIA e ashpër me Ramën: Tellalli shitës po përhap urrejtje dhe përçarje!

25/05/2024
Tapitë në Himarë, OMONIA e ashpër me Ramën: Tellalli shitës po përhap urrejtje dhe përçarje!

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) ka reaguar pas takimit që zhvilloi kryeministri i vendit Edi Rama paraditen e kësaj të premte me banorët e Himarës, ku edhe ndau 437 tituj pronësie.

Në një komunikatë për shtyp OMONIA shkruan se me deklaratat dhe takimet e tij kryeministri Rama po përçan komunitetin dhe po përhap urrejtje nacionale. Teksa e ka cilësuar Ramën si një “tellall shitës”, OMONIA shkruan se kryeministri shpërndau çërtifikatat për banesat e himariotëvë dhe jo për pronat në bregdet, të cilat sipas tyre i ka rezervuar për oborrtarët e tij, “strategjikë”.

OMONIA ka rikujtuar edhe njëherë çështjen “Beleri”, ndërsa shkruan se Rama u kthye në Himarë me iluzionin se ka kaluar kohë e mjaftushme harrese për pasojat që shkakton në komunitetin lokal burgosja dhe mbajtja në privim lirie e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë z. Fredi Beleri.

Më tej OMONIA e ka cilësuar takimin e sotëm të Ramës në Himarë si një show politik, ndërsa shton se në këtë mënyrë Rama po përgatit terrenin për proces zgjedhjesh të parakohshme që po planifikon përmes vendimesh të autoriteteve gjyqësorë të kontrolluar.

Deklarata e plotë:

BASHKIMI DEMOKRATIK I MINORITETIT ETNIK GREK

OMONOIA

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Lënda: Në rrëshqitje të rrezikshme praktikash spekullimi mikropolitik, përçarjeje të komunitetit dhe përhapje të urrejtjes nacionale Kryeministri z. Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama i mbërthyer në rrugë pa krye për të cilën është përgjegjës ekskluziv, vijon kreshenton e praktikave të përçarjes së komunitetit të Himarës, manipulimit të qytetarëve, shkeljes në fund të fundit të parimeve të shtetit të së drejtës, të barazisë së shtetasve dhe ndaj ligjit.

Sot u kthye në Himarë me iluzionin se ka kaluar kohë e mjaftushme harrese për pasojat që shkakton në komunitetin lokal burgosja dhe mbajtja në privim lirie e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë z. Fredi Beleri.

Përsëriti një nga show të neveritur të mikropolitikës të cilat i vijnë për shtat, duke përgatitur në këtë mënyrë terrenin për proces zgjedhjesh të parakohëshme që po planifikon përmes vendimesh të autoriteteve gjyqësorë të kontrolluar.

Ndërkaq që tejkaloi limitet e tolerimit: Në tellall shëtitës dhe jo burrë shteti, shpërndau tituj pronësie për banesa Himariotësh. Jo për sipërfaqet me rëndësi esenciale ekonomike në gregdet, të cilat i rezervon ashtu si deri më sot për “investitorët strategjikë” të oborrit. Me certifikata pronësie të shtetit, sistemit të Kadastrës që mbështet financiarisht Bashkimi Evropian përpiqet të bëjë politikë partiake. Prezenca madje e makinerisë partiake nuk lë hapësirë për interpretim tjetër. Nuk u shmang të sulmojë verbalisht Kryetarin e PBDNJ që përfaqëson opozitën reale në Bashki duke anashkaluar se kultivon në këtë mënyrë gjuhën e urrejtjes dhe përçarje në komunitetin vendor dhe më gjerë në komunitetin Grek. Praktika këto që në vendin tonë aplikoi regjimi komunist duke klasifikuar pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek në tanët dhe kundërshtarët tanë. Zbuloi se ngarkimi i detyrës së Prefektit të Vlorës në person me origjinë Greke, të provuar në misione analoge, synon nxitjen e politikave të përçarjes së mëtejshme me qëllim manipulimin e komunitetit lokal. Shantazhoi qytetarët të përkatësisë Greke që të mos vetidentifikohen si të tillë sepse nuk është në interesin e tyre.

Thirret Kryeministri prej shumë muajsh tashmë por bën veshin shurdhër i zotëruar nga iluzioni se në fund ka për tia dal të nënshtrojë shoqërinë e qytetarëve të Himarës dhe të vijoj me praktikën e çifligarit së grabituri trevën, në shkelje dhe abuzim me interesin e banorëve të zonës.

Në thelb e bën më të vështirë rrugëdaljen nga labirinti ku është zënë në kurth sepse ka humbur gjakftohtësinë dhe gjykimin e drejtë.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Merr fund lidhja mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit?

Erik Fullani reagon pas lajmeve për ndarjen nga Sara Hoxha

18/05/2026
NBA/ Dominim dhe spektakël, Cleveland triumfon ndaj Pistons dhe siguron finalen në Lindje

NBA/ Dominim dhe spektakël, Cleveland triumfon ndaj Pistons dhe siguron finalen në Lindje

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al