Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbëmjen e 25-majit në Bodrishtë të Dropullit. Është gjetur e pajetë Marianthi Barka, 90 vjeç. Kjo e fundit rezulton të jetë motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji (3 maj). Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.









